Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Şura 1 / 53
1
Hâ, Mîm.
E.Nahi 42:1
2
Ajin, Sîn, Kâaf.
E.Nahi 42:2
3
Kështu të shpallë ty, si dhe atyre para teje, Perëndia i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
E.Nahi 42:3
4
Atij i përkasin çka ka në qiej dhe çka ka në Tokë. Ai është i Lartësuar dhe i Madhërueshëm!
E.Nahi 42:4
5
Gati që qiejt po shkyhen (prej madhërisë së Tij), njëri mbi tjetrin! E, engjëjt e madhërojnë duke e falenderuar Zotin e tyre dhe ërkojnë falje për ata që janë në Tokë. – (Ja, pra) Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues.
E.Nahi 42:5
6
Ata që marrin, pos Perëndisë – ndihmë, shokë tjerë – Perëndia është mbikëqyrës mbi ta, e ti nuk je kujdestar i tyre.
E.Nahi 42:6
7
Ja, kështu – Na ta kemi shpallur ty Kur’anin, në gjuhën arabe, për ta paralajmëruar popullin e Mekkes dhe ata rreth saj, dhe t’i paralajmërosh (ata) për Ditën e tubimit (Kijametit), për të cilën s’ka dyshim. (Atëherë) një grup (do të shkojë) në xhennet, e (grupi) tjetër në xhehennem.
E.Nahi 42:7
8
E, sikur të dojë Perëndia, do t’i kishte bërë (të dy grupet) të një besimi, por Ai kë të dojë e shpie në mëshirën e Vet, kurse mohuesit nuk kanë as mbrojtës as ndihmës.
E.Nahi 42:8
9
Vallë, a mos marrin ata mbrojtës tjetër, pos Atij?! E, Perëndia është i vetmi mbrojtës dhe Ai do t’i ngjallë të vdekurit. (Vetëm) Ai është i pushtetshëm për çdo gjë.
E.Nahi 42:9
10
Për çfarëdo (çështje) që të polemizoni, vendimi është te Perëndia. Ky është Perëndia, Zoti im. Unë (vetëm) te Ai mbështetem dhe (vetëm) tek Ai kthehem.
E.Nahi 42:10
11
Krijuesi i qiejve dhe i Tokës! Ai prej jush ka krijuar çifte për ju – e krijoi çifte edhe prej shtazëve – që kështu t’ju shumëzojë. Asgjë nuk i shembëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.
E.Nahi 42:11
12
Tek ai janë çelësat e thesarëve të qiejve dhe të Tokës. Ai i jep furnizim (të gjerë) kujt të dojë, por edhe ia mungon (kujt të dojë). Ai, në të vërtetë, është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
E.Nahi 42:12
13
Ai ju ka urdhëruar në besim, ashtu siç e ka urdhëruar Nuhun dhe atë që ta shpallëm ty, dh me atë që e urdhëruam Ibrahimin, Musain dhe Isain: “Predikoni fenë e drejtë dhe mos u përçani në të!” Për idhujtarët është (shumë) e rëndë ajo për çka po i thërret ti. Perëndia e zgjedhë për Vete kënd të dojë Ai, dhe e udhëzon (në rrrugën e Tij) atë që i drejtohet me lutje.
E.Nahi 42:13
14
E, ata u përçanë, prej egoizmit ne mes tyre – mu atëherë kur u erdhi dijenia. Dhe, sikur të mos ishte fjala e Zotit tënd, e thënë më parë (për shtyerjen e dënimit) deri në afatin e caktuar, atyre do t’u gjykohej menjëherë. E, ata të cilëve iu la Libri në trashëgim, dyshojnë thellë në të (Libër).
E.Nahi 42:14
15
Andaj, ti thirri dhe bëhu këmbëngulës, ashtu siç je urdhëruar, e mos i ndjek epshet e tyre, dhe thuaj: “Unë besoj çdo libër që e ka shpallë Perëndia, dhe më është urdhëruar që të gjykojë drejt në mes jush; Perëndia është Zoti ynë dhe Zoti juaj. Veprat tona, janë për ne, e veprat tuaja janë për ju. Në mes nesh dhe jush nuk ka kurrfarë mosmarrëveshje. Perëndia do të na tubojë të gjithëve, dhe tek Ai do të kthehemi të gjithë”.
E.Nahi 42:15
16
E, ata që bëjnë polemikë me fenë e Perëndisë, pasi që i janë përgjegjur asaj (polemike), dokumentet e tyre janë të pavlefshme te Zoti i tyre; mbi ta do të bie pezmi (i Perëndisë) dhe për ta ka dënim të ashpër.
E.Nahi 42:16
17
Perëndia është Ai që e ka shpallur Librin, të vërtetën e paluhatshme dhe drejtësinë. E, kush të tregon ty, - ndoshta Dita e Kijametit është afër?!
E.Nahi 42:17
18
E nxitojnë (Çastin) ata që nuk besojnë në të, e ata që besojnë, druajnë nga ajo dhe dijnë se ajo është plotësisht e vërtetë. E, me të vërtetë, ata që polemizojnë për Ditëne Kijametit, janë në humbje të largët!
E.Nahi 42:18
19
Perëndia është i mirë ndaj robërve të Vet; Ai i jep furnizim kujt të dojë, dhe Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Pushtetshëm.
E.Nahi 42:19
20
Ai që dëshiron shpërblim në jetën tjetër – Na do t’ia shtojmë atë (shpërblimin) e asaj vepre, e ai që dëshiron shpërblim në këtë jetë, atij do t’i japim (diçka) prej saj, por ai nuk do të ketë pjesë në jetën tjetër.
E.Nahi 42:20
21
Por ata, kanë shokë (udhëheqës të këqinj), të cilët u kanë përcaktuar (atyre) në fé aso dispozite, çfarë nuk ka lejuar Perëndia. Sikur të mos kishte qenë Fjala e vendimit të mëparshëm (që gjykimi do të shtyhet), ata madje do të ishin gjykuar. Me të vërtetë, për zullumqarët ka dënim të dhembshëm.
E.Nahi 42:21
22
(Në Ditën e Kijametit) do t’i shohish zullumqarët se si frikohen për atë që kanë punuar, e (shpërblimi i asaj pune, megjithatë) do t’i godet. E, ata që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, do të jenë në kopshtet e mrekullueshme të xhenneteve. Ata do të kenë te Zoti i tyre çka të duan; kjo është dhuratë (shumë) e madhe.
E.Nahi 42:22
23
Kjo (dhuratë e madhe) është ajo, me të cilën Perëndia i sihariqon robërit e Vet, (ata) që kanë besuar dhe që kanë bërë vepra të mira. Thuaju (atyre): “Për këtë nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi tjetër prej jush, pos dashurisë ndaj meje – (për farefisin)” – E, kush bën vepër të mirë, Ne do t’ia shtojmë shpërblimin, se, Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mirënjohës.
E.Nahi 42:23
24
Por, ata thonë: “Ai (Muhammedi), ka trilluar gënjeshtra për Perëndinë!” E, Perëndia, nëse don, zemrën tënde e bën të paluhatshme (me durim). Perëndia e shkatërron të pavërtetën (trillimin e bërë) dhe e forcon të vërtetën me fjalët e Veta. Ai di mirë çka ka në zemrat e tyre.
E.Nahi 42:24
25
Ai e pranon pendimin e robërve të Vet dhe i falë mëkatet dhe i di të gjitha çka punoni ju;
E.Nahi 42:25
26
Ai u përgjigjet (miraton) atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, e u jep edhe më tepër prej dhuntisë së Vet, kurse për mohuesit do të ketë dënim të ashpër.
E.Nahi 42:26
27
Sikur Perëndia t’i furnizonte me sasi të mëdha robërit e Vet, ata do të tërboheshin në Tokë, por Ai u jep në atë masë sa dëshiron Ai, sepse, ai i njeh mirë dhe i sheh robërit e Vet.
E.Nahi 42:27
28
Ai, shiun e dërgon pasi që ata ta kenë humbur shpresën dhe e përhapë mëshirën e Vet; Ai është mbrojtës i vërtetë dhe i vetmi, i denjë për falenderim.
E.Nahi 42:28
29
Dhe, një prej argumenteve të Tij është krijimi i qiejve dhe i Tokës dhe i (të gjitha) qenieve të gjalla që i ka shpërndarë nëpër to; Ai është i pushtetshëm t’i tubojë ata kur të dojë.
E.Nahi 42:29
30
Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, kjo është për shkak se e keni futuar vetë, e Ai edhe falë shumë.
E.Nahi 42:30