Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Fussilet 1 / 54
1
Hâ, Mîm.
E.Nahi 41:1
2
(Kjo është) Shpallja prej Bamirësit, Mëshiruesit,
E.Nahi 41:2
3
Libër, argumentet e të cilit janë të qarta, (që është) Kur’ani në gjuhën arabe, për popullin që di,
E.Nahi 41:3
4
si sihariques dhe paralajmërues, por shumica e tyre janë shmangë (prej studimit të tij) e nuk duan të dëgjojnë,
E.Nahi 41:4
5
(por) thonë: “Zemrat tona janë të mbuluara (blinduara e nuk kuptojnë) atë që na thërret ti neve, veshët tanë janë të shurdhër për atë, e në mes nesh e teje ka perde, andaj puno ti (në idenë tënde), (por) me të vërtetë, dhe ne do të punojmë”.
E.Nahi 41:5
6
Thuaj: “Unë, me të vërtetë, jam njeri si ju, mua më është shpallur që Zoti juaj është vetëm një Zot, andaj lutjuni Atij sinqerisht dhe kërkoni falje prej Tij! E, mjerë për ata që i bëjnë shok Atij,
E.Nahi 41:6
7
të cilët nuk japin zeqatin dhe të cilët nuk besojnë në jetën tjetër!
E.Nahi 41:7
8
Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do të kenë shpërblim të pandërprerë.
E.Nahi 41:8
9
Thuaj (o Muhammed!): “Vallë, a me të vërtetë ju e mohoni Atë, i cili e ka krijuar Tokën në dy ditë (periudha kohore) – dhe madje i përshkruani Atij shok? (Ja), ky është Zoti i gjithësisë!”
E.Nahi 41:9
10
Dhe, krijoi në Tokë (sipërfaqe të saj) male të palëvizshme, e bëri që në të – të krijohen shumë begati, dhe u caktoi në te (të gjithëve) furnizimin e tyre, të gjitha këto për katër ditë (periudha kohore); ky është shpjegimi për të gjithë ata që pyesin.
E.Nahi 41:10
11
Pastaj, vendosi (të rregullojë) qiellin, e ai ishte në gjendje mjegullire, e i tha atij (qiellit) dhe Tokës: “Dukuni (ejani të përulur) me dashje ose me dhunë!” e ata u përgjigjë: “Erdhëm vullnetarisht!”
E.Nahi 41:11
12
Dhe, Ai krijoi (të jenë) shtatë qiej në dy ditë (periudha kohore), dhe çdo qielli i caktoi detyrat e tij. E, qiellin më të afërm e kemi zbukuruar me yje të shkëlqyer dhe i ruajmë ato. Kjo është dispozita e të Plotëfuqishmit dhe të Gjithëdijshmit.
E.Nahi 41:12
13
Nëse shmangen (refuzojnë besimin), ti thuaju: “Ju paralajmëroj me bubullimë (dënimin e tmerrshëm)) aso dënimi çfarë e goditi Adin e Themudin,
E.Nahi 41:13
14
kur atyre u erdhën pejgamberët – para tyre dhe pas tyre (duke thënë): “Mos adhuroni (asgjë) përveç Zotit!” e ata thanë: “Sikur të kishte dashtë Zoti ynë, Ai do të kishte dërguar engjëj. Ne nuk besojmë në atë që është dërguar me ju”.
E.Nahi 41:14
15
Sai përket Adit, ata janë madhështuar në Tokë pa kurrfarë baze dhe thonin: “Kush është më i fortë se ne?” Vallë a nuk shohin ata se Perëndia që i ka krijuar, është më i fuqishëm se ata, - e ata i kanë mohuar argumentet Tona.
E.Nahi 41:15
16
Dhe, Ne u dërguam atyre në ditët e shëmtuara (fatkeqësisë) erë të ftohtë, për ta shijuar dënimin poshtërues që në këtë jetë, e dënimi në jetën tjetër është edhe më poshtërues dhe atyre nuk do t’u ndihmohet.
E.Nahi 41:16
17
Dhe, Themudit, Ne ia kemi treguar rrugën e drejtë, por ata e deshën (preferuan) verbërimin e jo rrugën e drejtë, andaj ata i goditi dënimi i stuhishëm, poshtërues, për atë që kanë punuar;
E.Nahi 41:17
18
e, i shpëtuam ata që besuan dhe që janë ruajtë (prej të këqiave).
E.Nahi 41:18
19
(Kujtoju atyre) Ditën kur do të tubohen armiqët e Perëndisë te zjarri (në vendin e llogarisë), e do të tubohen duke u shtyrë me forcë (dhunë),
E.Nahi 41:19
20
dhe kur të vijnë tek ai (zjarri), kundër tyre do të dërshmojnë, veshët e tyre, sytë e tyre, dhe lëkurat e tyre – për atë që kanë punuar.
E.Nahi 41:20
21
Ata u thonë lëkurave të tyre: “Pse dëshmuat kundër nesh?” e ato përgjigjen: “Perëndia, na ka bërë që të flasim – ashtu siç i ka dhënë aftësinë e të folurit çdo sendi. Ai u ka krijuar për herë të parë dhe tek Ai do të ktheheni (përsëri)”.
E.Nahi 41:21
22
Ju nuk jeni fshehur (nga frika), që kundër jush të mos dëshmojnë veshët tuaj, dhe sytë tuaj dhe lëkura juaj, por ngase keni besuar se Perëndia nuk do t’i dijë shumë ato që i keni punuar.
E.Nahi 41:22
23
Dhe, kjo bindje e juaj, që keni pasur në Zotin tuaj, u ka shkatërruar juve, e u bëtë prej atyre që janë në humbje.
E.Nahi 41:23
24
E, nëse ata bëhen (edhe) të durueshëm, zjarri është vendstrehim për ta; e nëse kërkojnë kthim, nuk do t’u lejohet kthimi.
E.Nahi 41:24
25
Ne, u kemi pas caktuar atyre (mohuesve) shokët e këqinj, të cilët ua zbukuronin atyre – ato që janë para tyre dhe ato që janë pas tyre, e në ta u realizua fjala (e dënimit), së bashku me popujt që kanë qenë para tyre – prej xhindëve dhe njerëzve. Këta, me të vërtetë, kanë qenë të shkatërruar.
E.Nahi 41:25
26
Mohuesit kanë thënë: “Mos e dëgjoni këtë Kur’an dhe flisni me zë të lartë, për ta mund atë!”
E.Nahi 41:26
27
Do të bëjmë Ne, që ta shijojnë mohuesit dënimin e ashpër dhe do t’i dënojmë ata me më të keqen, për veprat që kanë bërë.
E.Nahi 41:27
28
Ky zjarri është dënimi i armiqve të Perëndisë. Në te është vendbanimi i përhershëm i tyre. Ky është dënim për ta, ngase kanë qenë mohues të ajeteve Tona.
E.Nahi 41:28
29
(Atëherë) mohuesit do të thonë: “O Zoti ynë, tregona ata (dy grupe) prej xhindëve dhe njerëzve, që na kanë shpënë në humbje, që t’i shtrojmë nën këmbët tona, e të bëhen ndër më të fundmit (në zjarr)!”
E.Nahi 41:29
30
Me të vërtetë, ata që thonë: “Zoti ynë është Perëndia, e pastaj vazhdojnë në të drejtë (sipas urdhërit të Perëndisë), do t’ju zbresin atyre engjëjt (dhe do t’ju thonë): “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni xhennetit që ju është premtuar.
E.Nahi 41:30