Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Mümin 1 / 85
1
Hâ, Mîm.
E.Nahi 40:1
2
Shpallja e këtij Libri është prej Perëndisë, të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm.
E.Nahi 40:2
3
I cili falë mëkatet dhe pranon pendimin, që dënon ashpër, dhe është pronar i të mirave; nuk ka zot tjetër përveç Tij dhe tek Ai është kthimi.
E.Nahi 40:3
4
Nuk bëjnë polemikë për ajetet e Perëndisë (meqë janë të qarta), pos tyre që nuk besojnë, prandaj mos të mashtrojë ty qarkullimi i tyre nëpër botë.
E.Nahi 40:4
5
Në të vërtetë, edhe para tyre (Kurejshëve), ata (pejgamberët) i përgënjeshtruan populli i Nuhut, si dhe grupet tjera pas tyre. Secili popull u përpoq ta mundojë pejgamberin e vet dhe të bënin polemikë të kotë për ta zhdukur të vërtetën, andaj Unë i kam zhdukur ata; e çfarë ka qenë dënimi Im!
E.Nahi 40:5
6
Dhe kështu, për ata që mohuan, u realizua fjala e Zotit tënd. – Ata, me të vërtetë, janë banorë të zjarrit.
E.Nahi 40:6
7
Ata (engjëjt) që e mbajnë Arshin dhe ata që janë rreth tij, e madhërojnë Zotin e tyre me falënderim dhe i besojnë Atij, si dhe lypin falje (prej Perëndisë) për ata që kanë besuar (duke thënë): “O Zoti ynë, Ti përfshinë çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë; prandaj fali ata që janë penduar dhe që ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata prej dënimit të ferrit!
E.Nahi 40:7
8
O Zoti ynë, shpjeri ata në kopshtijet e Adnit, të cilat ju ke premtuar tyre, dhe prindërit e tyre dhe pasardhësit e tyre, ata që kanë qenë të mirë; Ti je i Plotëfuqishëm dhe Gjithëdijshëm.
E.Nahi 40:8
9
Dhe, ruaj ata nga veprat e këqia, e kë e ruan Ti nga veprat e këqia atë ditë, Ti e ke mëshiruar atë; e ky, me të vërtetë, është shpëtim i madh!”
E.Nahi 40:9
10
Me të vërtetë, ata që kanë mohuar do të thirrën: “Urrejtja e Perëndisë ndaj jush, është më e madhe se urrejtja juaj ndaj vetvetes, kur jeni thirrë në besim, por keni mohuar”.
E.Nahi 40:10
11
Ata do të përgjigjen: “O Zoti ynë, na ke bërë të vdekur dy herë dhe na ke ngjallur dy heë, prandaj, ne i pranuam mëkatet tona. E, a ka ndonjë rrugëdalje (nga dënimi)?”
E.Nahi 40:11
12
Kjo është për atë, që kur thirrej Perëndia i Vetëm, mohojshi, e nëse i përshkruhej shok Atij – ju besojshi. Vendimi i përket vetëm Perëndisë, të lartësuar e të madh.
E.Nahi 40:12
13
Ai është që ju tregon dokumentet e Tij, dhe ju zbret furnizim prej qiellit, e këshillën e pranon vetëm ai që kthehet (te Perëndia).
E.Nahi 40:13
14
Andaj, lutjuni Perëndisë duke i besuar Atij sinqerisht, madje, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët! –
E.Nahi 40:14
15
(Ai) dhuron pozita të larta, është pronar i Arshit, dërgon Shpalljen me urdhërin e Tij tek ata që don Ai, prej robërve të Vet, për t’ju tërheqë vërejtjen në Ditën e Takimit (Kijametit),
E.Nahi 40:15
16
në Ditën kur ata do të paraqiten të zbuluar, kur për Perëndinë asgjë e tyre nuk është e fshehtë. (Atyre u thuhet): “Kujt i përket pushteti sot? (Jipet përgjigja): “Për Perëndinë e Vetëm dhe Ngadhnjimtar!”
E.Nahi 40:16
17
Sot, çdo njeri do të shpërblehet për atë që ka punuar; sot nuk ka padrejtësi! Perëndia, me të vërtetë, është llogaritar i shpejtë.
E.Nahi 40:17
18
Dhe, paralajmëroi ata për Ditën e afërt të Gjykimit, kur zemrat do t’u vijnë deri në fyt prej pikëllimit. (Atëherë), për njerëzit e këqinj nuk ekziston asnjë mik i sinqertë dhe ndërmjetësues i pranueshëm.
E.Nahi 40:18
19
(Perëndia) di për shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra;
E.Nahi 40:19
20
Perëndia gjykon drejt, e ata që u luten atyre përveç Tij, nuk gjykojnë asgjë. Perëndia, me të vërtetë, dëgjon dhe sheh (çdo gjë).
E.Nahi 40:20
21
A s’kanë udhëtuar ata nëpër botë, që të shohin se si ka qenë fundi i atyre që kanë jetuar më parë? Ata kanë qenë më të fuqishëm se ata (Kurejshit) dhe më me shumë gjurmë (përmendore), por, Perëndia i dënoi, për shkak të mëkateve të tyre, dhe për ta nuk ka pasur kurrfarë mbrojtësi prej dënimit të Perëndisë.
E.Nahi 40:21
22
Ky (dënim) është, ngase atyre u vinin pejgamberët me dokumente të qarta, e ata nuk u besonin, prandaj Perëndia i dënoi. Me të vërtetë, Ai është i fuqishëm dhe ndëshkon ashpër.
E.Nahi 40:22
23
Me të vërtetë, Ne e kemi dërguar Musain me dokumentet Tona dhe me mrekulli të qartë –
E.Nahi 40:23
24
te Faraoni, Hamani dhe Karuni, e ata thanë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar!”
E.Nahi 40:24
25
E, kur atyre u erdhi (Musai) me të Vërtetën prej Nesh, ata thanë: “Mbytni djemtë e atyre që kanë besuar në të e lëni të gjalla vajzat e tyre!” Por dinakëritë e mohuesve gjithmonë janë në humbje.
E.Nahi 40:25
26
Faraoni tha: “Më lëni ta mbys Musain, e ai le ta thërret në ndihmë Zotin e vet. Unë, me të vërtetë, frikohem se ai do t’ju prishë fenë tuaj, ose do të shkaktojë trazira në Tokë”.
E.Nahi 40:26
27
Musai tha: “Unë i lutem Zotit tim dhe Zotit tuaj për të më mbrojtur prej çdo mendjemadhi që nuk beson në Ditën e llogarisë!”
E.Nahi 40:27
28
Kurse, një njeri besimtar nga paria e popullit të Faraonit, i cili fshihte besimin e vet, tha: “Vallë, ta mbys njeriun për shkak se thotë: “Perëndia është Zoti im, e ai, me të vërtetë, ju ka ardhur me dokumente të qarta prej Zotit tuaj. Nëse është gënjyes, atij i përket dënimi i gënjeshtrës së tij, e nëse është i drejtë, juve ka me ju goditë diçka, me të cilën ju kërcënohet ai juve. Me të vërtetë, Perëndia nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me të këqia dhe është gënjeshtar.
E.Nahi 40:28
29
O populli im, sot juve u përket pushteti në lartësitë e Tokës, por kush do të na mbrojë nga goditja e Perëndisë, nëse na arrinë neve?” E, Faraoni tha: “Unë ju rekomandoj vetëm atë që e konsideroj të drejtë dhe vetëm unë ju udhëzoj në rrugën e drejtë”.
E.Nahi 40:29
30
E, atëherë, ai besimtari tha: “O populli im, unë druaj që do t’ju arrijë dënimi – si popujve të mëparshëm,
E.Nahi 40:30