Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Nisa 1 / 176
1
O njerëz! Druajuni Perëndisë, i Cili ju krijoi prej një individi, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë mashkuj e femra. Dhe druajuni Perëndisë, me emrin e të cilit, ju i kërkoni njëri-tjetrit diçka dhe i ruani lidhjet farefisnore. Se, Perëndia, me të vërtetë, është përherë mbikëqyrës i juaji.
E.Nahi 4:1
2
Epni pasurinë bonjakëve (kur të ëhen të aftë e vetvetes), mos ua ndërroni të keqen (nga pasuria juaj) me të mirën (nga pasuria e tyre). Mos e hani pasurinë e tyre (të përzier) me pasurinë tuaj. Se kjo, me të vërtetë, është mëkat i madh.
E.Nahi 4:2
3
Nëse droni se nuk bëni drejtësi ndaj bonjakëve, (në martesën me to), atëherë, martohuni me ato femra që ju pëlqejnë nga dy, nga tri ao nga katra; e nëse frikoheni se nuk do të jeni të drejtë (ndaj të gjithave njësoj), atëherë mjaftohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj. Në këtë mënyrë, më së lehti do t’i ruheni padrejtësisë.
E.Nahi 4:3
4
Epjuni me të mirë grave tuaja dhuratën e kurorëzimit, e nëse ato u falin me dëshirën e vet diçka prej atyre dhurtave, hani ate me të mirë dhe kënaqësi!
E.Nahi 4:4
5
Dhe mo u jepni (prindër dhe kujdestar) plëngprishëve pasurinë tuaj, që ua ka bërë Perëndia mjet ekzistimi dhe udhëheqje në jetë, e ushqeni ate me këtë (pasuri) dhe vishni ata, dhe bisedoni me ta me fjalë të mira.
E.Nahi 4:5
6
Provoni ju bonjakët kur të bëhen për martesë, e nëse çmoni pjekuri tek ata, atëherë epjuni pasurinë e tyre. Dhe mos nxitoni në shpënzimin e pasurisë së tyre në mënyrë shkapërderdhëse, për derisa të mos rriten ata. Në qoftë se (kujdestari) është pasanik, le të frrenohet në marrjen e pasurisë së tyre, e në qoftë se është i varfër, le të hajë (nga ajo pasuri) aq s është e domosdoshme sipas zakonit. Kur t’jua dorëzoni pasurinë e tyre, bëni këtë në praninë e dëshmitarëve. E, mjafton që para Perëndisë do të jepni llogari.
E.Nahi 4:6
7
Meshkujve u takon pjesa nga ajo që ua kanë lënë prindërit dhe të afërmit, por, edhe femrave u takon pjesë nga ajo që ua kanë lënë prindërit dhe të afërmit qoftë ajo pak apo shumë si pjesë e caktuar.
E.Nahi 4:7
8
E kur në ndarjen e pasurisë (trashëgimit) të jenë prezent farefisi i largët, bonjakët dhe të varfërit, dhuroni edhe atyre diçka dhe thuajuni fjalë të ëmbla.
E.Nahi 4:8
9
Le të druajnë (prindërit) nëse ata lënë pas veti fëmijë të mitur duke u brengosur për ta (nëse mbesin bonjakë), le t’i druajnë Perëndisë dhe le të flasin drejt.
E.Nahi 4:9
10
Me të vërtetë, ata që hanë mallin e bonjakut me pa të drejtë, ata mbushin barkun e tyre me zjarr dhe ata do të përcllohen në zjarrin flakërues.
E.Nahi 4:10
11
Perëndia ju urdhëron juve në pështjen e trashëgimit për fëmijët tuaj: mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave; nëse trashëgimtarë janë femrat – dy e më tepër, atyre u takojnë dy të tretat nga trashëgimia; nëse (trashëgimtar) është një femër – i takon gjysma e pasurisë; e për çdonjërin prind të të vdekurit – u përket një e gjashta nga pasuria e trashëguar, nëse i vdekuri ka lënë fëmijë; e nëse (i vdekuri) nuk ka fëmijë e që e trashëgojnë prindërit, nënës së tij i bie e treta; nëse i vdekuri ka vëllezër, nënës së tij i bie e gjashta, pas kryerjes së testamentit të lënë dhe larjes së borxhit. Ju nuk dini se cili është më i afërt për ju – përkah dobia: prindërit tuaj apo fëmijët tuaj. – Ky caktim është nga ana e Perëndisë. Se, Perëndia, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe Plotëdijshëm.
E.Nahi 4:11
12
Juve u takon gjysma e pasurisë nga ajo që kanë lënë bashkëshortet tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë. E, nëse kanë fëmijë, juve (burrave) u takon e katërta e asaj (pasurie) që kanë lënë ato, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. Në qoftë se nuk keni fëmijë, atyre (grave) u takon e katërta e pasurisë që keni lënë, e nëse keni fëmijë, atyre u takon e teta nga ajo që keni lënë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. E, nëse i vdekuri, qoftë burrë ose grua, (të) është – pa prindër dhe fëmijë, por ka vëlla ose motër (prej nënës), atëherë çdonjërit prej tyre u takon e gjashta; e nëse ka më shumë nga ata, atëherë marrin pjesë bashkarisht në të tretën e pasurisë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi, duke mos e dëmtuar askënd. Kjo është porosia e Perëndisë! – Se, Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe i butë (nuk nxiton) në ndëshkime.
E.Nahi 4:12
13
Këta janë kufijt e dispozitave të Perëndisë. E ai që i përulet Perëndisë dhe Profetit të Tij, Perëndia e shpie atë në xhennet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj; dhe në to do të qëndrojnë përherë. E ky është shpëtim i madh.
E.Nahi 4:13
14
E kush vepron kundër Perëndisë dhe Profetit të Tij dhe shkelë kufijt e dispozitave të Tij, Perëndia e shpie atë në skëterrë (ferr), në të cilën do të qëndrojë përherë dhe për të ka ndëshkim poshtërues.
E.Nahi 4:14
15
Për ato gra tuaja që bëjnë kurvni, kërkoni që të dëshmojnë për këtë gjë katër vetë prej jush; nëse dëshmojnë ata për këtë gjë, mbani ato në shtëpi përderisa t’i arrijë vdekja ose derisa Perëndia të bëjë rrugëdalje për to.
E.Nahi 4:15
16
Dhe, ata dy prej jush që kanë bërë këtë punë të turpshme, mundoni ata me qortim; e nëse pendohen dhe përmirësohen lironi nga të munduarit ata! Se Perëndia pranon pendimin dhe është mëshirues.
E.Nahi 4:16
17
Perëndia është pranues i pendimit vetëm për ata që bëjnë ndonjë të keqe prej padijenisë, e shpejt pendohen; e këtyre Perëndia ua pranon pendimin. Se, Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm.
E.Nahi 4:17
18
Nuk pranohet pendimi i atyre, që vazhdimisht bëjnë të këqija për derisa t’u arrijë vdekja; e atëherë thonë: “Unë tani me të vërtetë po pendohem”. As për ata që vdesin duke qenë mohues, për këta, Na kemi përgatitur dënim të dhembshëm.
E.Nahi 4:18
19
O besimtarë! – nuk ju lejohet të bëni përdhunisht trashëgimtarë të grave dhe mos i pengoni ato me qëllim që t’ua merrni një pjesë nga dhuratat që ua keni dhënë, vetëm nëse bëjnë gabime sheshazi. Silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë (duroni) sepse është e mundur që juve diçka të mos u pëlqejë, por që Perëndia në atë do t’ju sjellë shumë të mira.
E.Nahi 4:19
20
Në qoftë se ju dëshironi të ndërroni gruan, duke e lëshuar njërën për të marrë tjetrën, ndërsa njërës nga ato i keni dhënë shumë pasuri, mos merrni nga ajo asgjë. A do ta merrnit ju atë duke bërë shpifje dhe gabime sheshazi?
E.Nahi 4:20
21
S’i do të merrnit ju nga ajo dhuratë, kur ju i keni dhënë njëri-tjetrit haptazi (në jetën bashkëshortore) dhe kur ato kanë marrë nga ju obligim të fortë.
E.Nahi 4:21
22
Mos i merrni ato gra, që kanë qenë gratë e baballarëve tuaj, përveç rasteve që kanë ekzistuar para islamizmit. Me të vërtetë, kjo është vepër e keqe dhe urrejtje e madhe, dhe rrugë e shëmtuar.
E.Nahi 4:22
23
U ndalohet kurorëzimi me nënat tuaja, me bijat tuaja, me motrat tuaja, me hallat tuaja, me tezet tuaja, me bijat e vëllaut tuaj, me bijat e motrës suaj, me nënat (gratë) që u kanë dhënë gji, me motrat tuaja që kanë thithur prej një gjiu, me nënat e grave tuaja (vjehrat), me vajzën e gruas suaj, - e cila gjendet nën kujdestarinë tuaj, nëse me atë grua keni pasur marrëdhënie bashkëshortore; e nëse nuk keni pasur marrëdhënie bashkëshortore, atëherë nuk ka pengesa (për kurorëzim me vajzën e gruas). U ndalohet kurorëzimi me gratë e bijve të barkut tuaj dhe t’i tuboni dy motra (artake), përveç rasteve që kanë ekzistuar para islamizmit. Se Perëndia, me të vërtetë është falës dhe mëshirues.
E.Nahi 4:23
24
(U ndalohet juve të kurorëzoheni) dhe me gratë që gjenden nën kurorë, përveç atyre që janë nën pushtetin tuaj (skllave). Ky është urdhëri i Perëndisë. U janë lejuar të tjerat, përpos tyre (që u përmendën), që t’i kërkoni (për kurorëzim) me pasurinë tuaj për martesë definitive, e jo për jetë të përkohëshme (që është në kundërshtim me dispozitat e fesë). Me ato që kaloni jetë bashkëshortore, epjuni atyre dhuratat e obligueshme (shpenzimet) për jetesë. S’ka mëkat për ju, me pëlqimin e të dy palëve, që ta shtoni apo ta mungoni sasinë e dhuratës së premtuar. Se, Perëndia, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm.
E.Nahi 4:24
25
Cilido nga ju, që nuk mund të martohet me gra të lira besimtare, për shkaqe të vështira materiale, le të martohet me një vajzë besimtare që gjendet nën pushtetin tuaj (robëreshë) – E Perëndia e din më së miri besimin tuaj, - se ju (të lirët dhe robërit) jeni të të njëjtit besim. Kurorëzoni ato (robëreshat) me lejen e pronarëve të tyre. Epjuni dhuratat e kurorës së tyre si është e zakonshme, duke qenë ato gra të ndershme e jo të pandershme, gjegjësisht, nga ato që jetojnë (çojnë dashuri) me dashnar. Nëse ato, si të kurorëzura bëjnë kurvëri, dënimi i tyre është për gjysmë me dënimin e grave të lira. Kjo martesë (me robëresha) është për ata nga ju, që kanë frikë se do të bëjnë gabim (kurvëri). E, nëse abstenoni (përmbaheni), kjo është edhe më mirë! Perëndia është falës dhe mëshirues.
E.Nahi 4:25
26
Perëndia don që t’jua shpjegojë dhe t’ju udhëzojë në rrugën e Pejgamberëve të mëparshëm dhe t’ju pranojë pendimet tuaja. Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm.
E.Nahi 4:26
27
Perëndia don që t’ju pranojë pendimet tuaja, por ata që ipen pas punëve të këqija (epsheve), dëshirojnë që ju të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë.
E.Nahi 4:27
28
Perëndia don që t’ju lehtësojë (barrët), e njeriu është krijuar si qenie e pafuqishme.
E.Nahi 4:28
29
O besimtarë, mos e hani ju pasurinë e shoqi-shoqit në mënyrë të palejueshme, përpos nëse ajo është tregti me kënaqësi reciproke tuajen, dhe mos vritni vetveten (dhe njëri-tjetrin)! Perëndia, me të vërtetë, është mëshirues për ju.
E.Nahi 4:29
30
E, kushdo prej jush që e bën këtë nga armiqësia dhe dhuna, ndaj tjetrit, Na padyshim do ta hedhin në zjarr. Kjo, për Perëndinë është shumë lehtë.
E.Nahi 4:30