Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Sad 1 / 88
1
Sâd! Pasha Kur’anin e madhërueshëm (që këshillon),
E.Nahi 38:1
2
(por) jobesimtarët janë mendjemëdhenj dhe përçarës (nuk e pranojnë të Vërtetën)!
E.Nahi 38:2
3
Sa e sa breza para tyre (popullit të Mekkes), Ne i kemi zhdukur, e ata kanë thirrë në ndihmë, por ka qenë vonë!
E.Nahi 38:3
4
Ata janë çuditur për ardhjen e një paralajmëruesi nga mesi i tyre, dhe jobesimtarët kanë thënë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar;
E.Nahi 38:4
5
A don ai që prej tërë perëndive të bëjë një perëndi? Me të vërtetë, kjo është një gjë e çudtishme!”
E.Nahi 38:5
6
Dhe paria nga mesi i tyre u larguan (duke i thënë njëri-tjetrit): “Shkoni dhe bëhuni të durueshëm pranë perëndive tuaj; Me të vërtetë, kjo është një punë (e madhe) që dëshirohet.
E.Nahi 38:6
7
Këtë nuk e kemi dëgjuar në fenë e mëparshme. Ky është vetëm një trillim;
E.Nahi 38:7
8
Vallë, nga mesi ynë atij t’i dërgohet Kur’ani?!” Por, ata dyshojnë në Këshillën Time, meqë ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.
E.Nahi 38:8
9
Vallë, a te ata janë thesarët e mëshirës së Zotit tënd të Plotëfuqishëm dhe Dhurues?
E.Nahi 38:9
10
Apo i tyre është pushteti i qiejve dhe Tokës dhe ç’ka në mes tyre? E, le të ngjiten atëherë, me mjete (në qiell).
E.Nahi 38:10
11
Ata (jobesimtarët-kurejshit) janë një ushtri e vogë e përbërë nga grupet, të cilat do të shpartallohen aty.
E.Nahi 38:11
12
Edhe para tyre, kanë përgënjeshtruar populli i Nuhut, edhe Adi edhe Faraoni – pronar i godinave madhështore,
E.Nahi 38:12
13
edhe Themudi edhe populli i Lutit edhe banorët e Ejketit; këta janë aleatë (grupe);
E.Nahi 38:13
14
të gjithë këta i kanë konsideruar pejgamberët gënjeshtarë, andaj u realizua dënimi Im.
E.Nahi 38:14
15
Këta presin vetëm një zë të madh që nuk përsëritet,
E.Nahi 38:15
16
dhe ata (përqeshësit) thonë: “O Zoti ynë, shpejtona pjesën tonë (të dënimit) para Ditës së Llogarisë!”
E.Nahi 38:16
17
(Perëndia ka urdhëruar): “Duro (o Muhammed) për atë që thonë ata dhe kujtoje robin Tonë Daudin, e fuqishëm, ai me të vërtetë, i është drejtuar Zotit.
E.Nahi 38:17
18
Na ia kemi nënshtruar bjeshkët që bashkë me të t’i luten Perëndisë, në mbrëmje dhe në mëngjes,
E.Nahi 38:18
19
si dhe zogjët e tubuar. Të gjitha i drejtoheshin Atij (luteshin në Te).
E.Nahi 38:19
20
Dhe, Ne, ia kemi forcuar pushtetin e tij dhe i kemi dhënë mençuri dhe dijeni për të gjykuar.
E.Nahi 38:20
21
A të ka ardhur ty lajmi për kundërshtarët, kur hypen në tempullin e tij (fetar),
E.Nahi 38:21
22
kur hynë te Daudi, ai u frikësua prej tyre. Ata thanë: “Mos u frikëso, (na jemi) dy kundërshtarë, që njërit-tjetrit i ka bërë padrejtësi, prandaj gjyko mes nesh, me të drejtë, dhe mos u shmangë (prej së vërtetës), po na udhëzo në rrugë të drejtë.
E.Nahi 38:22
23
Me të vërtetë, ky është vëlla (mik) i im. Ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele, kurse unë kam vetëm një dele, andaj më tha: “Ma jep ti mua atë? – dhe ai në bisedë (polemikë) më mundi”.
E.Nahi 38:23
24
(Daudi) tha: “Me të vërtetë, ai të ka bërë padrejtësi që të ka kërkur delen tënde, që ta bashkojë me delet e veta”. Dhe, me të vërtetë, shumë bashkëpronarë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, pos atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira, por ata janë pak”. Daudi e kuptoi, se Na, me të vërtetë – e kemi sprovuar atë, prandaj ka kërkuar falje nga Zoti i vet dhe u përul, duke rënë për dhé dhe duke u penduar.
E.Nahi 38:24
25
Pastaj, Ne këtë ia falëm atij, e ati te Na, ka një pozitë të veçantë dhe një kthim të mirë (në jetën tjetër).
E.Nahi 38:25
26
O Daud, Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, prandaj gjyko ndërmjet njerëzve me të drejtë dhe, mos shko pas pasionit tënd, se (ai pasioni) të largon nga rruga e Perëndisë! Me të vërtetë, për ata që largohen nga rruga e Perëndisë, ka dënim të ashpër, ngase e kanë harruar Ditën e llogarisë.
E.Nahi 38:26
27
Ne nuk e kemi krijuar kot qiellin dhe Tokën dhe atë që është në mes tyre. Ashtu (kot), mendojnë jobesimtarët. E mjrë për jobesimtarët kur do të hyjnë në zjarr!
E.Nahi 38:27
28
A do të sillemi me ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira si me turbulluesit në Tokë; apo, vallë do të sillemi me njerëzit e mirë si me njerëzit e këqinj?
E.Nahi 38:28
29
(Ky) është një libër (Kur’ani), që ta kemi zbritur ty, libër i bekuar, për t’i studjuar dokumentet e tij dhe për t’u këshilluar mendimtarët me të.
E.Nahi 38:29
30
Ne, Daudit, i kemi dhuruar Sulejmanin. Ai është rob i mrekullueshëm. Ai, me të vërtetë, i është drejtuar shum Zotit!
E.Nahi 38:30