Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Yasin 1 / 83
1
Jâ Sîn.
E.Nahi 36:1
2
Pasha Kur’anin plotë dijeni,
E.Nahi 36:2
3
me të vërtetë, ti (o Muhammed!) je pejgamber,
E.Nahi 36:3
4
në rrugën e drejtë,
E.Nahi 36:4
5
me shpalljen e të Plotëfuqishmit, Mëshiruesit,
E.Nahi 36:5
6
që ta paralajmërosh popullin – paraardhësit e të cilit nuk ishin të paralajmëruar, prandaj (ata) kanë qenë të pakujdesshëm!
E.Nahi 36:6
7
Me të vërtetë, u realizua Fjala (e dënimit) ndaj shumicës së tyre – e ata nuk besojnë.
E.Nahi 36:7
8
Ne u vumë pranga në qafë, e ato u arrijnë deri në nënmjekërr, - andaj ata janë me kokë përpjetë,
E.Nahi 36:8
9
dhe Ne, vumë perde para tyre dhe perde pas tyre, e i mbuluam, e ata nuk shohin,
E.Nahi 36:9
10
dhe për ata është njëlloj, i paralajmërove oe nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë.
E.Nahi 36:10
11
Me të vërtetë, paralajmërimi yt i sjell dobi vetëm atij që ndjek Këshillën (Kur’anin) dhe i druan Mëshiruesit dhe fshehtas (pa e parë); e sihariqoje atë duke ia falë mëkatet dhe duke i dhënë shpërblim të begatshëm!
E.Nahi 36:11
12
Ne, me të vërtetë, i ringjallim të vdekurit, shënojmë veprat që i kanë paraqitur dhe gjurmët e tyre, e Ne i numërojmë të gjitha ato në Librin e qartë.
E.Nahi 36:12
13
Përmendju atyre shembullin e banorëve të qytetit, kur u erdhën atyre pejgamberët;
E.Nahi 36:13
14
Kur Ne u dërguam atyre dy, e ata i konsideronin gënjeshtarë, madje i përforcuam me të tretin, e thanë: “Ne, me të vërtetë, jemi dërguar te ju!”
E.Nahi 36:14
15
Ata (banorët e qytetit), ju thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne, e Bamirësi nuk ju ka zbritur asgjë; ju vetëm gënjeni”.
E.Nahi 36:15
16
Thanë (pejgamberët): “Zoti ynë e di që ne, me të vërtetë, jemi dërguar pejgamberë te ju,
E.Nahi 36:16
17
dhe se jemi të obliguar vetëm që të shpallim qartë”.
E.Nahi 36:17
18
Thanë (banorët): “Ne parandjejmë fatkeqësi nga ju; e nëse nuk frenoheni, do t’ju gjuamë me gurë dhe me siguri do t’ju godas dënimi i dhembshëm prej nesh”.
E.Nahi 36:18
19
Thanë (pejgamberët): “Fatkeqësia juaj është me ju. Vallë, a për atë që jeni këshilluar (e konsideroni fatkeqësi)? Jo, (por) ju jeni popull që kaloni kufirin në të këqia”.
E.Nahi 36:19
20
E, erdhi një njeri nga periferia e qytetit – duke nxituar dhe tha: “O populli im, pasoni pejgamberët;
E.Nahi 36:20
21
pasoni ata, që nuk kërkojnë prej jush kurrfarë shpërblimi, e ata janë në rrugën e drejtë!
E.Nahi 36:21
22
Pse të mos e adhuroj unë Ate, i cili më ka krijuar. E, te Ai do të ktheheni ju.
E.Nahi 36:22
23
Vallë, a marr unë tjetër zot – pos Atij? Nëse Bamirësi i Gjithëmbarshëm dëshiron të më godas me ndonjë të keqe, - ndërmjetësimi i tyre nuk do të më sjell kurrfarë dobie, e as që do të munden të më shpëtojnë ata.
E.Nahi 36:23
24
Unë, atëherë – me siguri, do të jem në humbje të plotë.
E.Nahi 36:24
25
Unë, me të vërtetë, i kam besuar Zotit tuaj, andaj, më dëgjoni!”
E.Nahi 36:25
26
I thuhet atij: “Hyn në xhennet!” Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im,
E.Nahi 36:26
27
për çka më fali (nga mëkatet) Zoti im dhe më bëri të nderuar!”
E.Nahi 36:27
28
Dhe, Ne nuk i kemi dërguar kurrfarë ushtrie (nga qielli) popullit të tij – pas tij, dhe Ne nuk kemi dërguar asgjë,
E.Nahi 36:28
29
vetëm një zë të tmerrshëm, e u shuan përnjëherësh.
E.Nahi 36:29
30
Ah, sa mjerim për ata njerëz! Kurdo që u vinte ndonjë pejgamber, ata nuk bënin tjetër, por vetëm talleshin me te.
E.Nahi 36:30