1
Falenderimi qoftë për Perëndinë, krijuesit të qiejve, dhe Tokës, i cili i ka bërë engjëjt pejgamberë me krahë, me nga dy, tre dhe katër. Ai shtonnë krijimtari çka të dojë. Perëndia, me të vërtetë, është i pushtetshëm për çdo gjë.
2
Atë që Perëndia ua ka dërguar njerëzve nga mëshira e Tij, nuk mund ta pengojë askush, e atë që Ai e pengon – askush nuk mundet, pas Tij, ta jap; Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
3
O njerëz! Kujtonie dhuntinë e Perëndisë juve. A ka ndonjë krijues, pos Perëndisë, i cili ju furnizon nga qielli dhe Toka? S’ka zot tjetër përveç Tij, e nga po ia mbani ju.
4
Nëse ata ty (o Muhammed!) të konsiderojnë gënjeshtar, e me të vërtetë, edhe para teje, pejgamberët i kanë konsideruar gënjeshtarë, e te Perëndia kthehen të gjitha punët.
5
O njerëz! Padyshim, premtimi i Perëndisë është i vërtetë, e mos t’ju mashtrojë, kurrsesi, jeta e kësaj bote dhe le të mos ju mashtrojë, kurrsesi mashtruesi në Perëndinë.
6
Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj merreni atë për armik! Ai vetëm i thërret ithtarët e vet që të bëhen shokë të zjarrit.
7
Për ata që nuk besojnë ka dënim të rëndë, e për ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira ka falje dhe shpërblim të madh.
8
E vallë, a është ai që iu kanë zbukuruar veprat e tij të këqia dhe i duken ato të mira (si ai që është i i udhëzuar në rrugë të drejtë)? Me të vërtetë, Perëndia e shpie në humbje kë të dojë, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë. E, mos u shkatërro ti për humbjen e tyre! Perëndia, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm për atë që punojnë ata.
9
Dhe, Perëndia – është ai që dërgon erërat, që i lëvizin retë, dhe Ne i drejtojmë ato në viset e vdekura, e me to e gjallërojmë tokën pas vdekjes së saj. Kështu do të jetë edhe ringjallja.
10
Kush dëshiron madhërinë, e tërë madhëria është e Perëndisë, (andaj kërkoni prej Tij). Tek Ai ngriten fjalët e bukura, dhe veprën e mirë Ai e pranon. E, për ata që trillojnë vepra të këqia – do të ketë dënim të rëndë, dhe trillimi i tyre do të falimentojë.
11
Perëndia, u ka krijuar së pari prej dheut, pastaj nga pika e ujit (farës – spermës), dhe më në fund u ka bërë çifte (meshkuj e femra). Dhe, asnjë femër nuk mbetet shtatëzënë, e as nuk lind pa dijeninë e tij. Dhe jeta e askujt – as nuk zgjatet as nuk shkurtohet e që të mos jetë e shënuar në Libër. Me të vërtetë, kjo për Perëndinë është lehtë!
12
As dy detet nuk janë të njëjta: njëri është i ëmbël dhe i këndshëm, e që uji i pihet lehtë, e tjetri është i njelmët dhe i idhët. Ju ushqeheni me mish të njomë prej njërit dhe tjetrit dhe prej tyre nxirrni stoli që i mbani; dhe ti i sheh anijet se nëpër të çajnë ujin, për të kërkur nga dhuntitë e Tij, e që të bëheni falenderues.
13
Ai (Perëndia) e shpie natën (e zgjatë njërën dhe shkurton tjetrën), dhe e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën – secili lëvizë deri në kohën e caktuar; ky është Perëndia, Zoti juaj. Pushteti është i Tij! E, ata që i adhuroni ju, pos Tij – nuk posedojnë as sa lëkura e bërthamës së hurmës.
14
Nëse ju i thërrisni ata, thirrjen tuaj ata nuk e dëgjojnë, e (edhe) sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin. Edhe në Ditën e Kijametit, ata do ta mohojnë atë që ia përshkruanin për shok Perëndisë. Dhe, askush nuk do të informojë ty (o Muhammed) ashtu si Ai i Gjithëdijshmi.
15
O njerëz! Ju jeni të varfër te Perëndia, (nevojtarë për çdo gjë). E, Perëndia s’ka nevojë për asgjë dhe është i denjë për falenderim.
16
Nëse don (Ai), ju zhdukë dhe sjellë krijesa të reja,
17
kjo për Perëndinë nuk është vështirë.
18
Dhe, asnjë mëkatarë nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit. En, ëse i ngarkuari (me mëkate), madje (i thirruri) qoftë edhe i afërt. E, ti i paralajmëron vetëm ata, që i druajnë Zotit të tyre edhe në fshehtësi dhe që bëjnë namazin. E, ai që pastrohet nga mëkatet, ai është pastruar për dobi të vet – e kthimi është te Perëndia.
19
Nuk janë, kurrsesi, njësoj i verbëti dhe ai që sheh,
20
as errësira dhe drita,
21
as freskia (e hijes) dhe vapa,
22
as nuk janë, kurrsesi, të barabartë, të gjallët dhe të vdekurit. Me të vërtetë, Perëndia bënë që të dëgjojë – kë të dojë Ai, e ti (o Muhammed) nuk mund të bësh që të dëgjojnë ata që janë në varre,
23
ti je vetëm paralajmërues.
24
Ne të kemi dërguar ty me të Vërtetën – sihariq dhe paralajmërues; e nuk ka pasur asnjë popull që të mos i ketë ardhur paralajmërues.
25
E, nëse ata të konsiderojnë ty gënjeshtar, e madje edhe paraardhësit e këtyre i kanë përgënjeshtruar pejgamberët. Pejgamberët e tyre kanë ardhur me dokumente të qarta, fletushka, dhe Libër ndriçues.
26
Pastaj, Unë i kam dënuar mohuesit, e çfarë ka qenë dënimi Im!
27
Vallë, a nuk di ti, që Perëndia e lëshon ujin prej qiellit, e që Ne, me të krijojmë frute llojesh e ngjyrash të ndryshme; e nëpër male gjenden rrugë të bardha dhe të kuqe, ngjyrash të ndryshme, dhe krejtësisht të zeza.
28
Ka edhe njerëz, edhe shtazë, edhe bagëti – po ashtu llojesh të ndryshme. Me të vërtetë, Perëndisë i druajnë vetëm të dijshmit prej robërve të Tij. Me të vërtetë, Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe falës.
29
Padyshim, ata që e lexojnë Librin e Perëndisë dhe kryejnë namazin, dhe haptazi e fshehurazi japin nga ajo me çka i kemi furnizuar Ne, shpresojnë shpërblimin që nuk do të humbas,
30
që (Ai) t’jua plotësojë shpërblimin dhe që t’ju shtojë atyre nga dhuntitë e Tij. Me të vërtetë, Ai është falës dhe falenderues.
Sonraki 15 ayet →