1
O pejgamber! Druaje Perëndinë dhe mos i dëgjo mohuesit dhe hipokritët! Me të vërtetë, Perëndia është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm,
2
dhe paso atë, që të është shpallur ty nga Zoti. Me të vërtetë, Perëndia e di mirë atë që punoni ju,
3
dhe mbështetu te Perëndia, të mjafton ty mbështetja te Perëndia!
4
Perëndia, asnjë njeriu nuk ia ka dhënë dy zemra në krahëror; Perëndia nuk ua ka bërë gratë tuaja – nëna, të cilave u thoni: “Shpina juaj është si e nënës sime”, as që ua ka bërë fëmijët e përvetësuar – bijë të vërtetë. Këto janë vetëm fjalët tuaja – prej gojës suaj (joreale), e Perëndia thotë të vërtetën dhe Ai udhëzon në rrugë të drejtë.
5
Ju thërritni ata sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë te Perëndia. E, nëse nuk e dini (emrin) e etërve të tyre, ata janë vëllezërit tuaj për kah besimi dhe mbrojtësit tuaj. Nuk është mëkat nëse gaboni, por nëse atë e bëjnë me qëllim zemrat tuaja; se, Perëndia është falës dhe mëshirues.
6
Pejgamberi është më mbikëqyrës për besimtarët se sa ata për vetveten, e gratë e tij – janë (si) nënat e tyre. Dhe, ata nga farefisi – janë më të afërt të njëri-tjetrit, sipas Librit të Perëndisë – se sa besimtarët tjerë dhe muhaxherët, përveç nëse doni t’u bëni ndonjë të mirë dashamirëve tuaj. Kjo është shënuar në Libër.
7
(Kujtoje ti o Muhammed!) kur nga pejgamberët Ne morëm obligimin e tyre; edhe prej teje, edhe prej Nuhut, edhe prej Ibrahimit, edhe prej Musait, edhe prej Isait, të birit të Merjemës. Ne, prej tyre kemi marrë obligimin e fortë, për
8
t’i pyet të sinqertit për sinqeritetin e tyre; e për mohuesit, Ai ka përgatitur dënim të dhembshëm.
9
O besimtarë! Kujtonie dhuntinë e Perëndisë (juve) kur ju erdhi ushtria; e ne dërguam mbi ta frymë, dhe ushtrinë të cilën ju nuk e keni parë, e Perëndia i sheh të gjitha ato që punoni ju,
10
kur ju erdhën nga lartë dhe nga poshtë, dhe sytë tuaj përqëndroheshin kah ata (argmiku), e shpirti u kishte ardhur në fyt (prej frikës), e ju mendonit për Perëndinë lloj-lloj mendimesh, -
11
atëherë, besimtarët u vunë në provë dhe qenë të tronditur nga tronditja e madhe.
12
(Kutjoje ti o Muhammed!) kur hipokritët dhe ata në zemrat e të cilëve ka sëmundje (besim të dobët), thanë: “Nuk ka premtuar Perëndia dhe Pejgamberi i Tij asgjë, pos mashtrimit!”
13
(Dhe kujtoju atyre) kur një grup prej tyre, thanë: “O banorët e Jethribit, s’ka qëndrim këtu për ju, andaj kthehuni (në shtëpiat tuaja)!” E një grup nga ata kërkuan leje prej Pejgamberit, duke thënë: “Me të vërtetë, shtëpiat tona janë të pambrojtura!” – por ato nuk kanë qenë të pambrojtura. Ata duan vetëm të ikin.
14
E, sikur atyre t’u depërtonin nga anët e Jethribit e të kërkohet prej tyre që të bëhen idhujtarë, ata do të bëheshin. Por, në të, - vetëm pak do të qëndronin,
15
e ata – qysh më parë i qenë betuar Perëndisë se nuk do të zmbrapsen, - e për betim në Perëndinë do të përgjigjen!
16
Thuaju: “Nuk do t’ju bëjë bobi të ikurit, nëse ikni prej vdekjes apo mbytjes. Edhe atëherë (nëse ikni), ju vetëm pak do të kënaqeni”.
17
Thuaju: “Kush është ai që do t’ju ruajë nga Perëndia, nëse Ai don që t’ju godas e keqja, ose, nëse Ai don që t’ju japë mëshirë?” Ata, pos Perëndisë nuk do të gjejnë, - as mbrojtës as ndihmës.
18
Perëndia – me siguri, i di ata nga mesi juaj që pengojnë dhe që u thonë vëllezërve të tyre: “Ejani te ne!” E, nuk vijnë në luftë, pos një pakicë e tyre,
19
duke u kursyer që t’ju ndihmojnë. E, kur të frikësohen, i sheh ata se si të shikojnë: i rrotullojnë sytë sikur të ishin në agoni. E, posa t’ju kalojë frika, ju shqetësojnë me gjuhë të mprehtë, e janë koprac për çfarëdo të mire. Këta janë ata që nuk kanë besuar, andaj Perëndia ua ka asgjësuar veprat e tyre. E, kjo për Perëndinë është lehtë.
20
Ata mendonin se ende nuk ka shkuar ushtria (e Kurejshit), e nëse do të vinte ushtria e aleatëve (edhe njëherë), ata do të dëshironin të jenë në mesin e beduinëve dhe të pyesin për ju; e, edhe sikur të mbeteshin me ju, pak do të luftonin.
21
Ju, me të vërtetë, Pejgamberin e Perëndisë e keni shembull të mrekullueshëm, për atë që i druan Perëndisë dhe Ditës së Kijametit, dhe i cili e përmend shumë Perëndinë.
22
E, kur besimtarët e panë ushtrinë (e Kurejshit me aleatë), thanë: “Kjo është ajo që na ka premtuar Perëndia dhe Pejgamberi i Tij; edhe Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, e kanë thënë të vërtetën!” E kjo (ngjarje) atyre – vetëm ua ka forcuar besimin dhe përuljen.
23
Ndër besimtarët ka njerëz që e kanë plotësuar premtimin e dhënë Perëndisë, disa prej tyre kanë vdekur; e disa nga ata e presinatë – nuk kanë ndryshuar asgjë –
24
për t’i shpërblyer Perëndia të sinqertit për sinqeritetin e tyre, e për t’i dënuar hipokritët, nëse don, ose t’u pranojë pendimin e tyre. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues.
25
Perëndia i ka zmbrapsur mohuesit me hidhërimin e tyre, ngase nuk e arritën asnjë të mirë. Perëndia i kursei besimtarët nga lufta, - Perëndia, me të vërtetë, është i fuqishëm dhe i pushtetshëm,
26
e ithtarët e Librit, të cilët i ndihmuan ata (Kurejshit), i nxori prej kështjellave të tyre, dhe mbolli frikë në zemrat e tyre; një grup (të tyre e keni mbytur, e një tjetër e keni zënë rob,
27
dhe ju dha trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasuritë e tyre, dhe tokën që nuk e keni shkelur më parë; Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë.
28
O Pejgamber! Thuaju grave tuaja: “Nëse e dëshironi jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, ejani (vendosni), unë do t’ju japë vlerën (e shkurorëzimit) dhe do t’ju lëshoj në mënyrë të bukur (njerëzishme).
29
E, nëse dëshironi Perëndinë, dhe Pejgamberin e Tij, dhe botën tjetër, - e Perëndia, me të vërtetë, për ato – nga mesi juaj, që bëjnë vepra të mira, ka përgatitur shpërblim të madh”.
30
O gratë e Pejgamberit! Cilado prej jush që bënë ndonjë të keqe të hapët (si kërkesa e shkurorëzimit për fantazi të kësaj jete), asaj ndëshkimi, - do t’i dyfishohet, e kjo për Perëndinë është lehtë;
Sonraki 30 ayet →