Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Lokman 1 / 34
1
Elif, Lám, Mîm.
E.Nahi 31:1
2
Këto janë ajetet nga Libri plotë dijeni,
E.Nahi 31:2
3
(i cili) është udhërrëfyes dhe mëshirë për bamirësit,
E.Nahi 31:3
4
ata që kryejnë namazin dhe japin zeqatin, dhe të cilët besojnë bindshëm në jetën tjetër.
E.Nahi 31:4
5
Këta janë ata që janë udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuar.
E.Nahi 31:5
6
E, ka disa nga njerëzit që besojnë në tregime të kota, për t’u shmangur nga rruga e Perëndisë, pa kurrfarë dijenie, duke e pandehur (rrugën e Zotit) qesharake. Të atillët i pret dënimi i poshtëruar.
E.Nahi 31:6
7
Kur ndonjërit prej tyre, u lexohen ajetet Tona (Kur’ani), ai shmanget me mendjemadhësi, thuase nuk i ka dëgjuar, thuase iu kanë shurdhuar veshët. Andaj, sihariqoi ata me dënim të dhembshëm.
E.Nahi 31:7
8
Me të vërtetë, ata që kanë besuar dhe punojnë vepra të mira do të gjenden në kopshtet e dhuntisë,
E.Nahi 31:8
9
në të cilat do të qëndrojnë përherë. Premtimi i Perëndisë është i vërtetë, e Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
E.Nahi 31:9
10
(Ai) ka krijuar qiejt pa shtylla, e i shihni ju – ka vendosur male të palëvizshme në Tokë, për të mos u lëkundur ju, dhe ka shpërndarë në të, gjithfarë lloj shtazësh. Ne, e kemi zbritu ujin nga qielli dhe me të, kemi bërë të mbijnë sa e sa lloje bimësh të mira (buta).
E.Nahi 31:10
11
Ky është krijimi i Perëndisë; më tregoni çka kanë krijuar të tjerët pos Tij? Jo, por, me të vërtetë, zullumqarët janë në humbje të vërtetë.
E.Nahi 31:11
12
Dhe, Ne, me të vërtetë, i kemi dhënë Llukmanit dijeninë e mrekullueshme, (dhe i kemi thënë): “Falenderoje Perëndinë, e kush është falenderues, ai falenderon për të mirën e vet, e kush mohon – Perëndia, me të vërtetë, është i pavarur dhe i lavdëruar”.
E.Nahi 31:12
13
Dhe, (kujtoje) kur Llukmani i tha djalit të vet, duke e këshilluar: “O djali im, mos i bënë shok Perëndisë! Me të vërtetë, të bërit shok Perëndisë, është zullum i madh”.
E.Nahi 31:13
14
Dhe, Ne, i kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka bartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. (Dhe i kemi thënë njeriut): “Bëhu falenderues ndaj Meje dhe prindërve tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”.
E.Nahi 31:14
15
Nëse insistojnë ata, që të më bësh Mua shok për atë që nuk din asgjë, mos i dëgjo, por shoqërohu me ta në këtë jetë me të mirë, e ndiqe rrugën e atij që drejtohet tek Unë; pastaj, tek Unë do të ktheheni dhe Unë do t’ju lajmëroj për atë që keni punuar.
E.Nahi 31:15
16
“O djali im, nëse (vepra e punuar) është e rëndë qoftë se një kokërr hardeli (lloj mëlmese), e ajo të jetë në shkëmb, ose në qiej ose në tokë, Perëndia do ta nxjerrë në shesh atë. Me të vërtetë, Perëndia është i butë dhe njohës i të gjitha fshehtësive.
E.Nahi 31:16
17
O djali im, kryeje namazin, urdhëro me të mirë dhe pengo nga të këqiat dhe bëhu i durueshëm për atë që të ka goditur! Me të vërtetë, kjo është nga punët e mëdha, të vendosura.
E.Nahi 31:17
18
Mos e shmang fytyrën tënde nga njerëzit dhe mos ec nëpër tokë mendjemadhësisht, se Perëndia nuk e don asnjë mendjemadh, as mburracak.
E.Nahi 31:18
19
Ec me kujdes e modesti, e fol me zë të ulët; se zëri më i vrazhdë është zëri (pallja e) i gomarit!”
E.Nahi 31:19
20
A nuk shihni, se si Perëndia u ka mundësuar – t’i shfrytëzoni të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë dhe ju ka plotësuar dhuntitë e Tij – të jashtme dhe të brendshme? E, ka njerëz që polemizojnë për Perëndinë pa kurrfarë dijenie, pa kurrfarë rrëfyesi dhe pa libër ndriçues.
E.Nahi 31:20
21
Kur atyre u thuhet: “Pasoni atë që u ka shpallur Perëndia!” ata thonë: “Jo, (por) ne pasojmë të parët tanë”. E, sikur ata t’i thërriste djalli edhe në dënimin e skëterrës, (a do ta pasonin)?
E.Nahi 31:21
22
Kush kthehet kah Perëndia, me tërë qenien e tij, duke qenë i mirë, ai është kapur për vegën më të fortë. E, te Perëndia, është fundi i çdo gjëje.
E.Nahi 31:22
23
Dhe kush mohon, të mos të brengos mohimi i tij. Tek Ne do të kthehen ata, e Ne do t’i lajmërojmë për atë që kanë punuar. Me të vërtetë, Perëndia di ç’ka në zemrat e njerëzve.
E.Nahi 31:23
24
Ne, ata do t’i kënaqim përkohësisht, e pastaj, do t’i hudhin furishëm në dënimin e ashpër.
E.Nahi 31:24
25
E, nëse i pyet ti (o Muhammed) ata: “Kush ka krijuar qiejt dhe Tokën?” – me siguri do të thonë: “Perëndia!” E ti thuaj: “Falenderimi qoftë për Perëndinë!” Por, shumica e tyre nuk dinë.
E.Nahi 31:25
26
Të Perëndisë janë të gjitha, në qiej dhe në Tokë. Me të vërtetë, Perëndia është i pavarur dhe i lavdëruar.
E.Nahi 31:26
27
Sikur të gjithë drunjtë të gjenden në Tokë – të jenë penda (shkrimi), e deti ngjyrë shkrimi (tintë), e t’i shtohen atij edhe shtatë dete të tjera, nuk do të soseshin fjalët e Perëndisë. Me të vërtetë, Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
E.Nahi 31:27
28
Të krijuarit dhe të ringjallurit e të gjithë juve është njësoj (për Te) – si të krijuarit e vetëm një njeriu. Me të vërtetë, Perëndia i dëgjon dhe i sheh të gjitha.
E.Nahi 31:28
29
A nuk po sheh ti se Perëndia e shtie natën në ditë dhe ditën në natë (e zgjatë njërën dhe e shkurton tjetrën), dhe e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën – secili lëvizë deri në kohë të caktuar – dhe se Perëndia e di mirë çka punoni ju.
E.Nahi 31:29
30
Kjo është (kështu), ngase Perëndia është i vetmi i Vërtetë, e ato që adhurojnë ata – pos Tij, janë të kota, dhe se Perëndia është i lartësuar dhe i madh.
E.Nahi 31:30