Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Ankebut 1 / 69
1
Elif, Lám, Mîm.
E.Nahi 29:1
2
mendojnë njerëzit se do të lihen (të qetë) nëse thonë: “Na kemi besuar! E që ata nuk do të vihen në sprovë?
E.Nahi 29:2
3
E, me të vërtetë, Ne i kemi sjellë në sprovë, ata që kanë qenë para tyre, e Perëndia do të tregojë për ata që thonë të vërtetëen dhe për ata që gënjejnë.
E.Nahi 29:3
4
A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqia – se do t’i shpëtojnë (dënimit Tonë)? Sa keq po gjykojnë ata!
E.Nahi 29:4
5
Kush shpreson takimin te Perëndia – me të vërtetë do të arrijë Dita e caktuar. E Ai, i dëgjon dhe i di të gjitha.
E.Nahi 29:5
6
Kush përpiqet (në rrugën e Perëndisë), përpiqet vetëm për të mirën e vetvetes, se Perëndia, me të vërtetë, është i pavarur prej çdo gjëje.
E.Nahi 29:6
7
E, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, me siguri do t’u shlyejmë të këqiat e tyre dhe do t’i shpërblejmë ata më mirë se punën që kanë bërë.
E.Nahi 29:7
8
Na e kemi obliguar çdo njeri, që t’u bëjë mirë prindërve të vet. Por nëse ata të nxisin ty që të më bësh Mua shok, për të cilin ti nuk di asgjë, atëherë mos i dëgjo ata. Tek Unë do të ktheheni ju, e do t’ju lajmëroj Unë juve për atë që keni punuar.
E.Nahi 29:8
9
Dhe ata që kanë besuar dhe kanë bërë punë të mira, me siguri do t’i radhisim në mesin e të mirëve.
E.Nahi 29:9
10
E, ka disa njerëz që thonë: “Na besojmë Perëndinë”. E, kur të sillet në shqetësim për Perëndinë, ai e konsideron sprovimin e njeriut – ashtu si dënimin e Perëndisë. E, kur të vijë ndihma prej Zotit tënd, ata, me siguri – do të thonë: “Na kemi qenë me ju”. Vallë! A nuk e di Perëndia më së miri se ç’ka në zemrat e çdokujt?
E.Nahi 29:10
11
Perëndia, me siguri, do t’i tregojë ata që kanë besuar, dhe do t’i tregojë hipokritët.
E.Nahi 29:11
12
Dhe mohuesit u thonë besimtarëve: “Ndiqni rrugën tonë, e ne do t’i bartim gabimet tuaja!” Por, ata nuk janë bartës të asnjë gabiti të tyre, ata, me të vërtetë, janë gënjeshtarë.
E.Nahi 29:12
13
Ata (mohuesit), do t’i bartin brengat e veta dhe bashkë me bregat e tyre, edhe brengat tjera – dhe ata, me të vërtetë, do të pyetën Ditën e Kijametit për atë që trillonin.
E.Nahi 29:13
14
Ne e kemi dërguar Nuhun te populli i tij – e ai qëndroi në mesin e tyre një mijë pa pesëdhjetë vjetë, e i përfshiu ata përmbytja (nga uji), meqë ishin zullumqarë.
E.Nahi 29:14
15
Dhe Ne, e shpëtuam atë dhe ata që u gjenden në barkë, dhe e bëmë dokument (të fuqisë Sonë) për të gjithë.
E.Nahi 29:15
16
Dhe (kujtoje) Ibrahimin kur i pat thënë popullit të vet: “Adhuronie Perëndinë dhe druajuni Atij. Kjo është më së miri për ju, nëse e dini.
E.Nahi 29:16
17
Ju, pos Perëndisë, me të vërtetë, po adhuroni idhuj dhe po shpifni gënjeshtra. Me të vërtetë, ata që po i adhuroni ju pos Perëndisë, nuk kanë pushtet t’ju furnizojnë juve, andaj, te Perëndia kërkoni furnizimin dhe adhuronie Atë dhe falenderohuni Atij. Tek Ai do të ktheheni.
E.Nahi 29:17
18
E, nëse ju më konsideroni për gënjeshtar, madje edhe popujt e mëparshëm i kanë konsideruar për gënjeshtar (pejgamberët e vet). E, pejgamberi është i obliguar vetëm që të shpall qartazi.
E.Nahi 29:18
19
Vallë, a nuk vërejtën ata se si Perëndia i zu fill krijesat prej asgjëje, e pastaj përsëri i kthen në jetë (pas vdekjes). Kjo, me të vërtetë, për Perëndinë është lehtë.
E.Nahi 29:19
20
Thuaj: “Udhëtoni nëpër Tokë (Botë) dhe shikoni se si i ka zënë Ai fillin krijesave (prej asgjëje), e pastaj Perëndia u jep gjallëri për të dytën herë. Me të vërtetë, Perëndia është i pushtetshëm për çdo gjë.
E.Nahi 29:20
21
Ai ndëshkon atë që don Ai dhe e mëshiron kë të dojë Ai, dhe te Ai do të ktheheni.
E.Nahi 29:21
22
Ndëshkimit të Tij nuk mund t’i shpëtoni as në Tokë as në qiell, e pos Perëndisë, nuk keni as mbrojtës as ndihmës.
E.Nahi 29:22
23
E, ata që mohojnë ajetet e Perëndisë dhe takimin e Tij, të atillët e kanë humbur shpresën në mëshirën Time dhe për ta do të ketë dënim të dhembshëm”.
E.Nahi 29:23
24
E, populli i tij, nuk patën kurrfarë përgjegje, përveç se thanë: “Mbyteni atë ose digjeni!” – por, Perëndia e shpëtoi atë nga zjarri. Këto janë, në të vërtetë argumente për popullin që beson.
E.Nahi 29:24
25
Dhe, (Ibrahimi) tha: “Ju, me të vërtetë, keni marrë, pos Perëndisë, (adhurimin) e idhujve, për shkak të dashurisë në mes jush – në këtë jetë. E, në Ditën e Kijametit do ta mohoni njëri-tjetrin. Dhe strehimorja juaj është zjarri. Dhe s’ka për ju kurrfarë ndihmësi.
E.Nahi 29:25
26
E, Luti i besoi atij (Ibrahimit) dhe (Ibrahimi) tha: “Unë do të emigrojë te Zoti im; me të vërtetë, Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
E.Nahi 29:26
27
Dhe, Ne ia kemi dhuruar Is’hakun dhe Jakubin dhe pasardhësve të tij u kemi dhënë profetninë dhe Librin, e i kemi dhënë atij shpërblimin në këtë botë. Me të vërtetë, ai edhe në jetën tjetër, do të jetë prej njerëzve të mirë:
E.Nahi 29:27
28
Dhe, (kujtoje), Lutin, kur i tha popullit të vet: “Ju, me të vërtetë, bëni so marrëzirash çfarë askush para jush nuk ka bërë në botë:
E.Nahi 29:28
29
bëni marrëdhënie (seksuale) me meshkuj, pengoni (ndërpreni) rrugët (me të këqia) dhe në tubimet tuaja bëni punët më të ndyta”. E, populli i tij, nuk patën kurrfarë përgjegje, përveç se thanë: “Hajt, sillna dënimin e Perëndisë nëse thua të vërtetën!”
E.Nahi 29:29
30
Tha (Luti): “O Zoti im, më ndihmo kundër popullit ngatërrestarë!”
E.Nahi 29:30