1
Tâ, Sín. Këto janë ajetet e Kur’anit dhe Librit të qartë,
2
udhërrëfyes dhe sihariques për besimtarët,
3
të cilët kryejnë namazin dhe ndajnë zeqatin dhe të cilët besojnë bindshëm në jetën tjetër.
4
Me të vërtetë, ata që nuk kanë besuar në jetën tjetër, Na ua kemi zbukuruar veprat e tyre (të prirura kah e keqja) – andaj, ata, janë të hutuar.
5
Këta janë ata, që i pret dënimi i rëndë dhe, të cilët – në jetën tjetër do të jenë në humbjen më të madhe.
6
Dhe, ty (o Muhammed!), me të vërtetë, po të shpallet Kur’ani nga i Gjithëdijshmi dhe i Plotëdijshmi!
7
(Kujtoje) kur Musai i tha familjes së tij: “Unë kam parë një zjarr, do t’ju sjell juve ndonjë lajm prej atje ose do t’ju sjell një un zjarri, për t’u nxe”,
8
e kur (Musai) erdhi te zjarri, u thirr: “Është i bekuar ai që është afër zjarrit dhe kush është rreth tij, dhe qoftë lavdëruar Perëndia – Zot’i gjithësisë!
9
O Musa! Me të vërtetë, Unë jam Perëndia, i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm!
10
Dhe, hudhe shkopin tënd! E, kur e pa (Musai) atë që po lëvizë si gjarpër ai (shkopi), u kthye para (menjëherë), e nuk shikoi më (nga frika). (Perëndia i tha): “O Musa, mos u friko! Me të vërtetë, tek Unë nuk frikohen pejgamberët (meqë janë të sigurt);
11
e atij, i cili ka bërë keq, e pastaj të keqen e zëvendëson me vepër të mirë, Unë me të vërtetë, jam Falës dhe Mëshirues (e falë atë).
12
Shtine dorën tënde në xhepin e këmishës, do të dalë e bardhë pa kurrfarë sëmundje, - do të jetë kjo njëra prej nëntë mrekullive (me të cilat është dërguar Musai) te Faraoni dhe populli i tij; ata, me të vërtetë, janë popull ngatërrestarë”.
13
E, pasi u erdhën atyre argumentet Tona konkrete, ata thanë: “Kjo është magji e qartë!”
14
Dhe, ata i mohuan ato – duke qenë zullumqarë dhe mendjemëdhenj – por shpirti i tyre i besonte për të vërteta. Pa, shiko, çfarë ka qenë fundi i ngatërrestarëve!
15
Dhe Ne, me të vërtetë, i kemi dhënë Davudit dhe Sulejmanit dijeni, dhe ata thanë: “Falenderojmë Perëndinë që na ka dekoruar mbi shumicën e robërve të Tij besimtarë!
16
Dhe, Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: “O njerëz, na është mësuar neve të folurit e shpendëve (kuptimi i zërave të tyre) dhe na është dhënë gjithçka (nga ato që u jepen pejgamberëve dhe sundimtarëve)!”
17
Dhe, u tubua ushtria e Sulejmanit e përbërë prej xhindëve, njerëzve dhe shpendëve, të gjithë të radhitur në çeta të gatshme,
18
dhe kur arritën në luginën e thneglave, një thnegël tha: “O thnegla, hyni në banesat tuaja, ë të mos ju shkel Sulejmani dhe ushtria e tij, meqë nuk ju hetojnë juve!”
19
E, ai (Sulejmani) preku në gaz, duke qeshur në fjalët e saj (thneglës) dhe tha: “O Zoti im, më oriento që të jem mirënjohës në dhuntinë Tënde, që më ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe që të punojë vepra të mira, me të cilat do të jeshë i kënaqur Ti, dhe më shpie me mëshirën Tënde, në mesin e robërve Tu të mirë!
20
Dhe, ai (Sulejmani), bëri kontrollin (rivistën) e shpendëve dhe tha: “Pse nuk e shoh pupëzën këtu, a nuk është e pranishme ajo?
21
Nëse nuk më sjell arsyetim të bindshëm, do ta dënoj atë me dënim të rëndë ose do ta pres!”
22
E, nuk vonoi shumë, e erdhi ajo edhe tha: “Kam marrë vesh atë që nuk e ke ditur ti dhe të kam sjellë lajm të sigurt prej Sabes.
23
Kam parë nëj grua që i sundonte ata dhe që i është dhënë çdo gjë (që i nevojitet një sundimtareje) dhe e cila kishte një fron madhështor;
24
kam parë se edhe ajo edhe populli i saj adhuronin Diellin, e jo Perëndinë, djalli ua ka zbukuruar sjelljet e tyre dhe i ka zmbrapë nga rruga e drejtë, andaj nuk e gjetën rrugën e drejtë,
25
e që t’i bëjnë sexhde Perëndisë, i cili i nxjerr të gjitha gjërat sekrete në qiej dhe në Tokë dhe i cili di çka fshihni ju dhe çka tregoni haptazi.
26
Perëndia është Një, s’ka zot tjetër përveç Tij, Zotit të Arshit të madh!”
27
(Sulejmani) tha: “Do të shohim se, a thua të vërtetën, apo je nga gënjeshtarët.
28
Shko me këtë letër timen e hudhju atyre. Pastaj largohu pak nga ata, dhe shiko ç’po të përgjigjen ty!”
29
Ajo (mbretëresha e Sabes) tha: “O pari, mua, me të vërtetë, më ka arritur letër e madhërueshme.
30
Ajo (letër) është nga Sulejmani dhe citon: “Me emër të Perëndisë, Mëshiruesit dhe Përdëllimtarit të Madh!
Sonraki 30 ayet →