Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Nur 1 / 64
1
(Ky është) kapitulli, të cilin Ne e kemi shpallur dhe caktuar (dispozitë). Dhe, kemi shpallur në të argumentet e qarta për t’u këshilluar ju.
E.Nahi 24:1
2
Kurvën dhe kurvarin rr5ihnie çdonjërin prej tyre me nga njëqind goditje. Mos t’ju kaplojë juve ndaj tyre kurrfarë mëshire (në kryerjen) e dispozitave fetare, nëse besoni Perëndinë le të prezentojnë në dënimin e tyre një grup besimtarësh.
E.Nahi 24:2
3
Kurvari mund të martohet vetëm me kurvën apo idhujtaren, kurse kurvën mund ta marrë për grua vetëm kurvari apo idhujtari, e kjo (kurvëria – martesa me kurvat), është e ndaluar për besimtarët.
E.Nahi 24:3
4
Ata që i fajësojnë gratë e ndershme (për kurvëri), e nuk i sjellin katër dëshmitarë, rrihnie me tetëdhjetë goditje dhe mos pranoni më kurrë të dëshmuarit e tyre, këta janë njerëz ngatërrestarë,
E.Nahi 24:4
5
pos atyre, që pas kësaj pendohen dhe përmirëzohen. Me të vërtetë Perëndia është falës dhe mëshirues.
E.Nahi 24:5
6
E, ata që i fajësojnë gratë e tyre (për kurvëri), duke mos pasur dëshmitar përpos vetes, do të vërtetojnë dëshminë e tyre me betim në Perëndinë – katër herë, që me siguri thotë të vërtetën.
E.Nahi 24:6
7
(Betimi) i pestë është të ndjellë mallimin e Perëndisë ndaj vetes, nëse ai ka gënjyer.
E.Nahi 24:7
8
E, ajo do të kursehet nga dënimi, nëse katër herë betohet në Perëndinë, se ai (burri i saj), me të vërtetë, është, nga gënjeshtarët,
E.Nahi 24:8
9
e (betimi) i pestë është të ndjellë zemrimin e Perëndisë ndaj vetes, nëse ai (burri i saj) ka thënë të vërtetën.
E.Nahi 24:9
10
Dhe sikur të mos ishte mirësia e Perëndisë ndaj jush dhe mëshira e Tij, dhe Perëndia (të mos ishte) Ai që pranon pendimin dhe i Gjithëdijshëm, (do t’ia shpejtonte dënimin mëkatarit – me demaskimin e tij).
E.Nahi 24:10
11
Me të vërtetë, ata që bënë shpifje (ndaj bashkëshortes së Muhammedit), janë një grup prej jush. Mos e konsideroni këtë (shpifje), të keqe për ju. Jo, kjo është mirë për ju. Çdonjëri prej tyre, do të dënohet për atë që ka bërë, e atë, prej tyre që ka bërë më së shumti, e pret dënimi i madh.
E.Nahi 24:11
12
Përse, - me të dëgjuar këtë (shpifje) – besimtarët dhe besimtaret nuk menduan mirë për njëri-tjetrin dhe të thonë: “Kjo është shpifje e hapët!”
E.Nahi 24:12
13
Pse nuk sollën për këtë katër dëshmitarë? Meqë nuk sollën dëshmitarë, ata (atëherë), te Perëndia janë gënjeshtarë.
E.Nahi 24:13
14
Dhe, sikur të mos ishte mirësia e Perëndisë ndaj jush dhe mëshira e Tij, në këtë botë dhe në tjetrën, me siguri do t’ju godiste dënimi i madh, për atë që u lëshuat,
E.Nahi 24:14
15
kur atë (shpifjen) e përcillnit me gjuhët tuaja dhe flisnit me gojët tuaja atë për të cilën nuk kishit dijeni, ju këtë e merrnit për cikrrim, por te Perëndia – kjo është (çështje) e madhe.
E.Nahi 24:15
16
Përse – kur e dëgjuat (shpifjen) – nuk thatë: “Nuk është për ne – të flasim për këtë”. Ti je i lavdëruar (Zot)! Kjo është shpifje e madhe!
E.Nahi 24:16
17
Perëndia ju këshillon (duke ua tërhequr vërejtjen), që të mos përsëritni kurrë më diçka të ngjashme, nëse jeni besimtarë,
E.Nahi 24:17
18
dhe, Perëndia ju shpjegon argumentet; dhe Perëndia është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.
E.Nahi 24:18
19
Ata që duan të përhapin lajmet e turpshme për besimtarët, i pret dënimi i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën; Perëndia i di të gjitha, e ju nu i dini.
E.Nahi 24:19
20
Dhe sikur të mos ishte mirësia e Perëndisë ndaj jush dhe mëshira e Tij, (dhe sikur të mos ishte) Perëndia i butë dhe mëshirues (do t’jua shpejgonte dënimin)...
E.Nahi 24:20
21
O besimtarë! Mos ndiqni gjurmët e djallit! E, kush ndjek gjurmët e djallit (do të dënohet, sepse) ai, me të vërtetë urdhëron imoralitet dhe vepra të shëmtuara. Dhe sikur të mos ishte mirësia e Perëndisë ndaj jush dhe mëshira e Tij, kurrë nuk do të ishte pastruar prej mëkateve askush prej jush; por, Perëndia e pastron atë që don Ai. Perëndia, i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
E.Nahi 24:21
22
Dhe, le të mos betohen të ndershmit dhe të pasurit prej jush – se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe të emigruarve në rrugën e Perëndisë; le të falin ata dhe le të mos brigojnë (mos të mbajnë inat)! Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Perëndia? E, Perëndia, është falës e mëshirues.
E.Nahi 24:22
23
Me të vërtetë, ata që i fajësojnë gratë e ndershme, zemërdlirë, besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën, dhe për ta ka dënim të madh.
E.Nahi 24:23
24
Atë Ditë që do të dëshmojnë kundër tyre – gjuhët e tyre, dhe duart e tyre, dhe këmbët e tyre për atë që kanë punuar ata;
E.Nahi 24:24
25
atë Ditë Perëndia do t’ju plotësojë dënimin e merituar dhe do ta dijnë ata, se Perëndia, është e vërteta e qartë.
E.Nahi 24:25
26
Gratë e pandershme janë për meshkuj të pandershëm; e burrat e pandershëm, janë për femra të pandershme. Gratë e ndershme janë për meshkuj të ndershëm; e burrat e ndershëm janë për femra të ndershme. Ata të ndershmit, janë larg prej atyre thënieve; atyre (të ndershmëve) ju përket falja e mëkateve, dhe dhuntia e madhe.
E.Nahi 24:26
27
O besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e huaja përderisa të mos lajmëroheni e të mos i përshëndetni banuesit e saj. Kjo është më mirë, që ju të këshilloheni!
E.Nahi 24:27
28
E, nëse në to nuk gjeni askë, mos hyni në to, për – derisa të mos u lejohet, e nëse u thuhet juve: “Kthehuni” ju kthehuni! Kjo është më e mirë për ju, e Perëndia di atë që punoni ju.
E.Nahi 24:28
29
Nuk ka mëkat për ju nëse hyni (pa leje) në godinat e pabanuara, në të cilat gjenden gjërat tuaja. Perëndia di ç’tregoni ju haptazi e çka mëshihni.
E.Nahi 24:29
30
Thuaju besimtarëve që të mos hedhin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; kjo është më mirë për ta. Me të vërtetë, Perëndia është i dijshëm për atë që punojnë ata.
E.Nahi 24:30