1
Me të vërtetë, shpëtuan besimtarët,
2
të cilët, në namazin e tyre janë të përulshëm,
3
dhe të cilët shmangen nga kotësitë,
4
dhe të cilët japin zeqatin,
5
dhe të cilët i ruajnë organet e veta gjenitale,
6
përpos (në martesë) me gratë e tyre ose me skllavëreshat e tyre, (për këto) ata nuk janë të qortuar.
7
E, kush kërkon (kënaqësi) përpos këtyre, të atillët – me të vërtetë, janë kundërvajtës.
8
(Të shpëtuar janë) edhe ata, që i ruajnë amanetet dhe obligimet (e marra përsipër),
9
dhe ata që e ruajnë namazin e tyre, (prej mungesave),
10
ata janë trashëgimtarë të denjë,
11
të cilët, do ta trashëgojnë (xhennetin) Firdeusin. Ata, do të banojnë përherë në të.
12
Me të vërtetë, Na e kemi krijuar njeriun praj baltës (thelbit të tokës),
13
e pastaj, si pikë – fare të vendosur në vend të sigurt
14
e mandej, pikën e farës e kemi bërë gjak (të droçkuar), e pastaj e kemi bërë copëz mishi; mandej, atë copëz mishi e kemi shndërruar në eshtra, e eshtrat i kemi veshur me mish dhe pastaj kemi krijuar krijesë tjetër. Qoftë lartësuar Perëndia, krijuesi më i përsosur!
15
Mandej, pas kësaj ju do të vdisni,
16
pastaj, ju me të vërtetë, do të ringjalleni në Ditën e Kijametit.
17
Ne, kemi krijuar mbi ju shtatë qiej dhe Ne nuk jemi të pakujdesshëm, ndaj krijesave Tona;
18
Ne, lëshojmë shiun nga qielli me masë të caktuar. Pastaj, Ne e mbajmë në Tokë dhe Ne jemi të pushtetshëm ta ngrisim (ujin nga toka dhe ta shpërndajmë)
19
dhe me ndihmën e tij kemi bërë për ju kopshtije hurmesh dhe rrushi, në to ka shumë pemë për ju, që hani prej tyre –
20
(kemi krijuar) edhe drurin, që rritet në malin e Sinajit, i cili jep vaj dhe mëlmesë (erurinë), atyre që e hanë.
21
Dhe ju, në kafshët keni këshillë: Na ju japim të pini atë që gjendet në barqet e tyre, e për ju, në to, ka shumë dobi dhe nga ato ju hani,
22
dhe ju, me ato dhe me anije barteni.
23
Na e kemi dërguar Nuhun te populli i tij, dhe ai tha: “O populli im, adhuronie Perëndinë! Ju nuk keni zot tjetër përveç Tij, vallë, a nuk druani?”
24
Por, paria e popullit të tij, që nuk besonin, thanë: “Ky është vetëm njeri si ju e don vetëm të madhërohet mbi ju. Sikur të kishte dashur Perëndia, do t’i dërgonte engjëjt; kështu diçka – nuk kemi dëgjuar nga të parët tanë të lashtë,
25
ai është njeri i marrë, e lëreni atë njëfarë kohe!”
26
(Nuhu) tha: “O Zoti im, më ndihmo, meqë ata më konsiderojnë për gënjeshtar!”
27
Dhe Ne, i shpallëm atij: “Ndërto anijen nën mbikëqyrjen dhe frymëzimin Tonë, e kur të vie urdhëri Ynë e vëlon furra (gufon uji), ngarko në anije prej çdo lloj gjallese – nga një palë (një mashkull e një femër) dhe familjen tënde, përpos atyre që ka qenë fjala (për dënim), dhe mos M’u drejto, për ata që kanë bërë zullum, se ata, me të vërtetë, do të fundosen.
28
E, kur të vendosesh në barkë ti dhe ata që janë me ty, thuaj: “Falenderojmë Perëndinë, i cili na shpëtoi prej popullit zullumqarë”.
29
Dhe thuaj: “Zoti im, më lësho në vend të bekuar dhe Ti je më i miri, që jep vend (të bekuar).
30
Me të vërtetë, në këtë ka argumente dhe Ne, me të vërtetë, i vëmë në sprovë (njerëzit).
Sonraki 30 ayet →