1
O njerëz, druajuni (dënimit) Zotit tuaj! Me të vërtetë, dridhja e Ditës së Kijametit, është ngjarje e madhe!
2
(Atë) ditë kur do ta shihni atë, çdo mendeshë (grua që është duke i dhënë gji fëmijës), do të shkujdeset ndaj tij (do ta flakë atë) dhe çdo grua shtatzënë do ta hedh frytin e vet (prej barkut) dhe do t’i shohë njerëzit si të dehur e ata nuk janë të dehur, por dënimi i Perëndisë është i ashpër.
3
Ka disa njerëz që polemizojnë për Perëndinë – pa kurrfarë dijenie dhe ndjekin rrugën e çdo djalli rrebel,
4
e është caktuar për të (djallin), se ai që e bën mik atë (djallin), e shmangë (nga rruga e drejtë) atë, e sjell atë në ënimin e zjarrit.
5
O njerëz, nëse ju dyshoni në ringjalljen (pas vdekjes), dinie se Na ju kemi krijuar juve prej dheut (Ademin), pastaj prej pikës së farës, (spermës) pastaj prej droçkave të gjakut, pastaj prej (copëzës) mishit (embrionit) me formë të plotë ose jo të plotë, për t’ju treguar juve (fuqinë Tonë). Dhe Na, e mbajmë në mitër atë që duam deri në kohën e caktuar. Andaj, ju nxjerrim juve si fëmijë; e pas kësaj, do të arrini ju (fuqinë) më të madhe. Disa nga ju vdesin e disa ngelin deri në kufirin më të ulët të jetës, që mos dijë asgjë nga ajo që ka ditur më parë. Dhe, ti, e sheh tokën e thatë, e kur Ne lëshojmë ujin (të reshurat) në të, ajo lëkundet dhe gufon dhe mbijnë (rritën) gjithfarë lloj bimësh të mrekullueshme,
6
meqë Perëndia ekziston, dhe Ai është – i pushtetshëm për t’i ngjallë të vdekurit, dhe Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë,
7
dhe, nga se, me të vërtetë, Dita e Kijametit do të vijë. Për të, s’ka dyshim dhe që, në të vërtetë, Perëndia, do t’i ringjallë ata që janë në varre.
8
Ka disa njerëz që polemizojnë për Perëndinë – pa kurrfarë dijenie, dhe pa kurrfarë baze dhe pa Libër të shenjtë,
9
duke e shtrembëruar kokën, që të shmanget nga rruga e Perëndisë, Ai në këtë botë ka poshtërim, e Ne, në Ditën e Kijametit do t’i japim atij që të shijojë dënimin e flakës.
10
“Kjo është, ngase kësaj, i kanë prirë duart tuaja, dhe se, Perëndia, në të vërtetë, nuk është i padrejtë ndaj robërve të Tij”.
11
Dhe, ka njerëz që e adhurojnë Perëndinë sipas laverdisë e interesit, që – nëse e përcjellë fati, ai qetësohet, e nëse e goditë fatkeqësia, ai kthehet në mohim; e kështu, e humbë këtë botë dhe tjetrën. Kjo, në të vërtetë, është humbje e qartë.
12
(Të atillët) i luten, pos Perëndisë, edhe atyreve, të cilët nuk mund t’u sjellin ndonjë dëm, e as nuk mund t’u sjellin ndonjë dobi. Kjo, me të vërtetë, është devijim i madh;
13
(të atillët) i luten asaj, dëmi i së cilës është më i afërt se dobia. Sa ndihmës i keq që është ai, e sa njerëz të këqinj – janë adhuruesit e tyre.
14
Me të vërtetë, Perëndia, i shpie ata, që besojnë dhe punojnë vepra të mira – në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Me të vërtetë, Perëndia punon çka të dojë.
15
Kush mendon, se Perëndia nuk do të ndihmojë (Muhammedin) në këtë botë dhe në botën tjetër, le të përgatitë një litar (lartë – në tavan të shtëpisë për t’u varrë) dhe le të mendon a ia largon veprimi i tij hidhërimin (për atë vërtetë të Perëndisë ndaj Profetit).
16
Dhe, kështu, Na, ia kemi shpallur atij argumentet e qarta (Kur’anin) dhe Perëndia, me të vërtetë, e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë.
17
Me të vërtetë, ata që kanë besuar, dhe Hebrënjtë, Sabi’inët, të krishterët, Mexhust (adhuruesit e zjarrit) dhe ata që i bëjnë shok Atij, do t’i gjykojë drejtë Perëndia – në mes tyre, në Ditën e Kijametit. Me të vërtetë, Perëndia është dëshmitar për çdo gjë.
18
A nuk po sheh ti, se, me të vërtetë, Perëndisë i bëjnë sexhde: ata që gjenden në qiej dhe ata që gjenden në Tokë, edhe Dielli edhe hëna, edhe yjët, edhe malet, edhe drunjtë edhe shtazët dhe shumë nga njerëzit, por shumë (njerëz) meritojnë dënimin. E, kë ta poshtërojë Perëndia, atë askush nuk mund ta bëjë të nderuar. Perëndia, me të vërtetë, punon çka të dojë.
19
Këto dy tabore kundërshtarësh, grinden për Zotin e tyre. Ata që nuk kanë besuar, kanë rroba të prera prej zjarrit, e nëpër kokat e tyre do të hedhet ujë i vluar,
20
do të shkrihen me të (me atë ujë) rropulitë (organet e brendshme) dhe lëkura,
21
dhe për ta ka kamxhikë prej hekuri.
22
Sa herë që përpiqen të dalin nga ai (zjarri), për shkak të brengosjes, do të kthehen në të (duke i rrahur me kamxhikë) dhe (u thuhet atyre): “Shijoni dënimin me djegëje të tmerrshme!”
23
Me të vërtetë, Perëndia, i shpie ata, që besojnë dhe punojnë vepra të mira – në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata, do të stolisen me bylyzykë të artë dhe inxhi, e rrobat e tyre në të (xhennet), do të jenë prej mëndafshi.
24
Ata janë udhëzuar (në këtë jetë) kah fjala e mirë dhe janë udhëzuar në rrugën e Falenderuesit (Perëndisë).
25
Me të vërtetë, ata që nuk besojnë dhe pengojnë njerëzit nga rruga e Perëndisë dhe Mesxhidil-haramit, të cilin Ne e kemi bërë të njëjtë për të gjithë njerëzit, si për vendasin ashtu edhe për atë që vie nga tjetër vend (vizitori), e kush synon të bëjë në të ndonjë shmangie me të keqe, Na do t’i japim të shijojë dënimin e dhembshëm.
26
(Kujtoje, o Muhammed!) kur Na i patëm përgatitur Ibrahimit vendin e faltorës (duke i thënë): “Mos më përshkruaj Mua shok asgjë, dhe pastroje Shtëpinë Time për ata që e vizitojnë, që rrinë aty dhe që bëjnë namaz,
27
dhe ftoi njerëzit në haxhillëk, do të vijnë ata ty – në këmbë dhe (duke shaluar) në çfarëdo deve; duke ardhur prej të gjitha viseve të largëta,
28
që të prezentojnë në dobitë e tyre dhe të përmendin emrin e Perëndisë në ditët e njohura (të therrjes së kurbanit) – të shtazëve me të cilat i ka furnizuar Ai. E, hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër!
29
Pastaj, le të heqin ndotësirat nga trupi i tyre dhe le t’i kryejnë zotimet e tyre dhe le të vizitojnë (le të sillen rreth e rrotull) Faltorës së lashtë (të nderuar).
30
Këto (janë dispozitat). E, kush respekton dispozitat e Perëndisë, kjo është më mirë për të, te Zoti i tij, - e juve u janë lejuar (ngrënia) e kafshëve, përpos që u janë thënë juve (se janë të ndaluara). Andaj largohuni prej ndotësisë së idhujve dhe largohuni prej fjalëve të rrejshme
Sonraki 30 ayet →