1
Ju ka afruar njerëzve llogarie e tyre (e veprave të tyre), e ata, janë të pakujdesshëm e janë shmangur.
2
Atyre nuk u erdhi nga Zoti i tyre kurrfarë paralajmërimi i ri, e që ata të mos e përgjojnë atë, duke u tallur me të,
3
e zemrat e tyre janë të hutuara. E, ata që kanë bërë zullum, tinzisht flasin: “A mos ky është diçka tjetër, përpos njeri si ju? Vallë a do të shkoni ju pas magjive, e ju, po i shikoni me sytë tuaj (ata)?”
4
(Pejgamberi) tha: “Zoti im di se ç’flitet – qoftë në qiell, qoftë në Tokë, Ai, të gjitha i dëgjon dhe i di.
5
Ata, madje thonë: “Këto janë vetëm ëndërra të turbullta, jo, ai e ka trilluar atë (Kur’anin); jo, ai është poet. Le të na sjellë ai neve një argument, ashtu si i kanë sjellë pejgamberët e parë!”
6
Nuk ka besuar asnjë vendbanim para tyre, të cilët Ne i kemi shkatërruar (duke kërkuar si këta argumente), e vallë, dot ë besojnë këta?
7
Edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz, të cilëve u kemi shpallur (ashtu si ty); andaj, pyetni njerëzit e dijshëm, nëse nuk dini ju!
8
Dhe Ne, nuk i kemi bërë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë gjellëra, as ata nuk kanë qenë të pavdekshëm.
9
Pastaj, ua kemi realizuar atyre premtimin, e i kemi shpëtuar ata (pejgamberët) dhe ata që kemi dashur Ne; ndërsa i kemi shkatërruar ata që kanë bërë kundërvajtje.
10
Na, ua kemi shpallur juve Librin, i cili është këshillë e lavdi për ju. Vallë, a nuk po kuptoni ju?
11
Sa e sa vendbanime i kemi shkatërruar, banorët e të cilëve kanë qenë mohues; e pas tyre kemi krijuar tjetër popull!
12
Kur e shijonin fuqinë (dënimin) Tonë, ata iknin nga ato (vendbanimet) me të shpejtë.
13
Mos ikni! Kthehuni atje, në lukset tuaja dhe në pallatet tuaja, se ju do të pyeteni”.
14
Ata do të thonë: “Kuku për ne, me të vërtetë, kemi qenë zullumqarë!
15
Këto rrënkime të tyre nuk pushuan, deri sa Ne nuk i bëmë ata si drith i korrur – i shuar.
16
Na nuk kemi krijuar qiellin dhe Tokën, e ç’gjendet në mes tyre, për argëtim (Tonë).
17
Sikur Na, të donim ta merrnim atë për argëtim, Na do ta merrnim atë prej anës Sonë (ashtu si i përket madhërisë Sonë), por, Ne nuk e bëjmë këtë,
18
por Ne, me të vërtetë gjuajmë të keqen, e ajo (e vërteta) e shkatërron atë (gënjeshtrën) dhe kështu ajo zhduket. Dhe, kuku për ju, për atë që i mvishni (Perëndisë).
19
Dhe Atij i përket gjithçka gjendet në qiej dhe në Tokë, e ata që janë tek ai (engjëjt), nuk ngurrojnë për të adhuruar Atë, duke mos ndier lodhje,
20
e lavdërojnë (Atë) natën dhe ditën, palodhmërisht.
21
Vallë, a mos idhutj (zotërat) që i bëjnë ata prej dheut, do të jenë në gjendje t’i ngjallin të vdekurit?
22
Sikur të kishte në to (qiej dhe Tokë) zotëra, përveç Perëndisë, do të shkatërroheshin të dyja. Qoftë i pastër Perëndia – Zot’i Arshit, nga ato që ia përshkruajnë Atij!
23
Nuk do të pyetet (Ai) për atë që punon, e ata do të jenë të pyetur.
24
Vallë, a marrin ata tjerë zotëra, përpos Tij? Thuaj: “Sillni argumentin tuaj!” Ky (Kur’ani) është një këshillë për ata që janë me mua dhe këshillë për ata që kanë para meje, por, shumica e tyre nuk di të Vërtetën dhe shmangen nga ajo.
25
Na, nuk kemi dërguar asnjë pejgamber para teje e që të mos ia kemi shpallur atij: “S’ka zot tjetër përveç Meje, andaj adhuromëni Mua!”
26
Dhe ata thonë: “Mëshiruesi ka marrë për Vete fëmijë”. – I pastër është Ai – Jo, ata (engjëjt) janë robër të ndershëm.
27
Ata nuk flasin pa lejen e Tij, dhe ata punojnë me urdhërin e Tij.
28
Ai di se ç’kishte para tyre dhe çka do të ketë pas tyre, dhe (ata) ndërmjetësojnë vetëm për ata që është i kënaqur (Perëndia), e ata janë të brengosur nga frika prej Tij.
29
E kush prej tyre thotë: “Unë jam zot, përpos Atij”, atë, Na e dënojmë me xhehennem. Kështu Na i ndëshkojmë zullumqarët.
30
A nuk e dinë mohuesit, se qiejt dhe Toka kanë qenë një tërësi, e Ne i kemi ndarë ato; e nga uji Ne kemi krijuar çdo gjë (të gjitha gjallesat)? Dhe vallë, nuk po besojnë ata?
Sonraki 30 ayet →