Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Bakara 1 / 286
1
Elif, Lam, Mim.
E.Nahi 2:1
2
Ky libër, është i padyshimtë, udhëzues për të gjithë ata që i druajnë dënimit të Perëndisë.
E.Nahi 2:2
3
të cilët u besojnë gjërave të padukshme (në bazë të argumenteve mendore) dhe bëjnë namaz dhe japin nga ajo që Ju kemi dhënë;
E.Nahi 2:3
4
të cilët besojnë që të ka zbritur Ty (Kur’ani) dhe atyre para Teje (pejgamberëve tjerë) dhe që padyshim i besojnë jetës tjetër.
E.Nahi 2:4
5
Ata janë, me të vërtetë, në rrugën e Zotit dhe vetëm ata janë të shpëtuar.
E.Nahi 2:5
6
Me të vërtetë, për ata që janë (këmbëngulës) në mohim, është njësoj si i paralajmërove ti apo nuk i paralajmërove – ata nuk besojnë.
E.Nahi 2:6
7
Perëndia ua ka vulosur atyre zemrat dhe veshët dhe në sy kanë perde, dhe ata i pret denimi i madh.
E.Nahi 2:7
8
Ka disa njerëz që thonë: “Besojmë në Perëndinë dhe jetën tjetër!” – por, ata nuk janë besimtarë.
E.Nahi 2:8
9
Ata përpiqen të mashtrojnë Perëndinë dhe ata që besojnë, por vetëm mashtrojnë veten, e ketë nuk e vërejnë.
E.Nahi 2:9
10
Zemrat e tyre janë të sëmura (me injorancë) e Perëndia ua shtoi atyre sëmundjen; ata i pret dënim i ashpër, për shkak se gënjejnë.
E.Nahi 2:10
11
Kur t’u thuhet: “mos bëni çrregullime në Botë!” ata thonë: “Na vetëm zbatojmë rregullat në Botë!”
E.Nahi 2:11
12
Ah! Me të vërtetë, ata shkaktojnë çrregullime, por nuk i vërejnë.
E.Nahi 2:12
13
Kur t’u thuhet atyre: “Besoni edhe ju ashtu siç kanë besuar njerëzit (e ndershëm)” – ata (jobesimtarët) thonë: “Vallë! Si të besojmë ne ashtu siç kanë besuar njerëzit mendjelehtë?” – Ah! Me të vërtetë, ata janë mendjelehtë, por ata nuk e dinë këtë.
E.Nahi 2:13
14
Kur të takohen me ata që besojnë, thonë: “Besojmë!” – por kur të ngelin vetëm me djajtë e tyre (me njerëzit e këqinj) thonë: “Na vetëm bëjmë sahaka, na jemi me ju”.
E.Nahi 2:14
15
Perëndia tallet me ta; Ai do t’i lë një kohë të gjatë që të bredhin andej-këndej në mohimin e tyre.
E.Nahi 2:15
16
Ata janë prej atyre që kanë blerë (zgjedhur) rrugën e gabuar, në vend të së vërtetës. Tregtia atyre nuk u solli kurrfarë dobie, dhe as nuk janë orientuar në rrugë të drejtë.
E.Nahi 2:16
17
Ata (që janë zhytur në të këqia e bredhin andej-këndej) janë të ngjashëm me ata që ndezin zjarrin, i cili kur ta ndriçojë rrethin e tyre, Perëndia ua merr dritën, i le në errësirë dhe ata nuk shohin asgjë!
E.Nahi 2:17
18
Ata janë të shurdhër, memecë, e të verbër; prandaj nuk kthehen (nga e keqja në të mirë).
E.Nahi 2:18
19
Ose ata i gjasojnë atyre, të cilët gjatë kohës së shiut të stuhishëm (shtrëngatës) nga qielli, me errësirë, bubullimë dhe shkreptimë, nga frika e vdekjes – për të mos dëgjuar ushëtimën me gishtërinjtë mbyllin veshët, por Perëndia i ka rrethuar (qafirat) me fuqi (e s’kanë shpëtim).
E.Nahi 2:19
20
Shkrepëtima, pothuaj, ua merrë të pamurit atyre; sa herë që ajo ua ndriçon rrugën, ata ecin, e kur i kaplon errësira, ndalen. E sikur të dojë Perëndia, do t’ua merrte të dëgjuarit edhe të pamurit, se, me të vërtetë, Perëndia është i Plotëfuqishëm.
E.Nahi 2:20
21
O njerëz! Aduroni Perëndinë, i cili u ka krijuar juve dhe ata para jush, për t’u ruajtur nga mohimi.
E.Nahi 2:21
22
Zoti është Ai, që për ju tokën e ka bërë shtresë dhe qiellin ndërtesë; i cili prej qielli lëshon shira dhe bënë që me atë të rritën frutet, ushqimi juaj. Prandaj mos i bëni shoq Perëndisë, sepse ju e dini (që Ai nuk ka shoq).
E.Nahi 2:22
23
Nëse dushoni ju në atë (Kur’anin) që ia kemi dërguar robit tonë (Muhammedit), atëherë hartonie një sure të ngjashme si atë që ia kemi shpallur atij, dhe nëse jeni të drejtë thirrni dëshmitarët tuaj, (zotërat që i adhuroni), përveç Perëndisë.
E.Nahi 2:23
24
Nëse nuk mundeni, dhe kurrsesi nuk do të mundeni (me i bë shembull Kur’anit), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Ai është përgatitur t’i ndëshkojë mohuesit.
E.Nahi 2:24
25
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira gëzoji me kopshte të xhenetit nëpër të cilat do të kalojnë lumenj çdoherë kur u jepet atyre ndonjë frut i tyre, ata të thonë: “Këtë e kemi ngrënë edhe përpara”, - e atyre do t’u jepen vetëm fruta të ngjashme me to. Në to do të ketë femra të pastra dhe në to do të jetojnë gjithmonë.
E.Nahi 2:25
26
Allahu nuk ngurron të jep shembullin e mushkajës ose diçka më të madhe se atë, ata që besojnë e dinë që kjo është e vërtetë nga Perëndia e tyre, e ata që nuk besojnë thonë:“-Çka don të tregojë Allahu me këtë shembull. Në këtë mënyrë Ai shumëkend e ka hutuar e shumëkujt ia ka treguar rrugën e vërtetë. Ai i la të humbur vetëm mëkatarët e mëdhenj”,
E.Nahi 2:26
27
të cilët shkelën obligimin e Allahut pasi e patën marrë dhe e ndërprenë atë që i ka urdhëruar Perëndia për ta mbajtur, e bëjnë ngatërresa në Tokë; ata janë të shkatërruar.
E.Nahi 2:27
28
Si mund të mos e besoni Allahun, ju që s’keni qenë e Ai ju ka dhënë jetën; Ai pastaj do t’ju bëjë të vdekur e pastaj do t’ju ngjallë, e në fund do të ktheheni tek Ai.
E.Nahi 2:28
29
Ai për ju ka krijuar çdo gjë që ka në Tokë; Pastaj vullnetin e vet e ka drejtuar kah qielli dhe e ka rregulluar si shtatë qiejë, Ai di çdo gjë.
E.Nahi 2:29
30
Kur Zoti yt u tha engjujve: “Unë do të caktojë përfaqësuesin në tokë” – Ata thanë: “A do të jetë përfaqësuesi yt ai që në të do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak? Na të madhërojmë e të lavdërojmë dhe të ngrisim ashtu si të takon Ty”. Ai tha: Unë di atë që ju nuk dini.
E.Nahi 2:30