Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Kehf 1 / 110
1
Qoftë lavdëruar Perëndia, i cili ia shpalli Librin robit të Vet (Muhammedit), e që, nuk ka në të kurrfarë shtrembërimi, por
E.Nahi 18:1
2
është i drejtë për të paralajmëruar me anë të tij dënim të ashpër (për mohuesit), e që t’i sihariqojë besimtarët, që punojnë vepra të mira, se, për ta ka shpërblim të bukur,
E.Nahi 18:2
3
duke qëndruar në të (xhennet), përherë,
E.Nahi 18:3
4
dhe, që t’i paralajmërojë ata që thonë: “Perëndia ka marrë për Vete – fëmijë”.
E.Nahi 18:4
5
Ata, nuk kanë kurrfarë dijenie për këtë, e as etërit e tyre. Është kjo fjalë e madhe (e shëmtuar) që del nga goja e tyre! Ata flasin vetëm gënjeshtra.
E.Nahi 18:5
6
A mos vallë do të bësh vetëvrasje për shkak të tyre, nëse ata nuk besojnë në këtë Kur’an, duke qenë i pikëlluar ti?
E.Nahi 18:6
7
Na, çdo gjë që gjendet në Tokë, e kemi bërë stoli për të (njerëzit e Tokës), për të provuar se kush prej tyre është veprues më i mirë.
E.Nahi 18:7
8
Dhe, Na, do të bëjmë atë që gjendet në të (Tokë) – sipërfaqe të thatë.
E.Nahi 18:8
9
Vallë, a mendon ti se shoqëria e Shpellës dhe e Rekimit (vendbanim) është një mrekulli nga argumentet Tona?
E.Nahi 18:9
10
(Kujtoje ti) kur disa sjelmosha u strehuan në shpellë dhe thanë: “O Zoti ynë, dhurona mëshirë nga ana Jote dhe përgatitna neve në udhëzim të drejtë!”
E.Nahi 18:10
11
(Ua plotësuam lutjen e tyre) dhe ua kemi mbyllur veshët atyre (i vumë në gjumë) në shpellë për shumë vjet.
E.Nahi 18:11
12
Pastaj i kemi zgjuar ata, për të treguar (haptazi) se cili nga këto dy grupe e vlerësojnë më mirë sa kohë kanë qenë të strehuar.
E.Nahi 18:12
13
Na po ta tregojmë ty historinë e tyre me tërë vërtetësinë e saj. Ata, ishin djelmoshat që besonin në Zotin e tyre, dhe Na ua kemi forcuar atyre drejtimin.
E.Nahi 18:13
14
Dhe Ne, ua forcuam zemrat e tyre kur u ngritën dhe thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Na, nuk i lutëm, kurrsesi – zotit tjetër, përpos Tij. (Përndrushe) – atëherë do të thonim gënjeshtër të madhe.
E.Nahi 18:14
15
Ky, populli ynë, ka marrë – përveç Tij, zotra tjerë. Sikur të kishin sjellë ata – për ta (zotërat) argument të qartë! E, kush është zullumqar më i madh se ai që trillon gënjeshtra për Perëndinë?
E.Nahi 18:15
16
Kur t’i lëni ju ata (popullin tuaj) dhe atyre që iu luteshin ata, përveç Perëndisë – (i thanë njëri-tjetrit): “Strehohuni në shpellë, Zoti juaj do t’ju begatojë juve nga mëshira e Tij dhe do t’ju përgatisë për veprën tuaj, atë, nga e cila do të keni dobi”.
E.Nahi 18:16
17
Ti e shikon Diellin kur lind, se ai anon kah ana e djathtë prej shpellës së tyre, e kur perëndon, ata i lë në anën e majtë, e ata gjendeshin në mesin e saj. Ky është nga argumentet e Perëndisë. Kënd e udhëzon Perëndia në rrugë të drejtë, ai është i udhëzuar, e kënd Ai e lë në humbje, ti, me siguri – nuk do të mund t’i gjesh ndihmës, që do ta udhëzojë atë.
E.Nahi 18:17
18
Dhe, ti, mendon se ata janë zgjuar, por ata janë në gjumë; dhe Ne i rrotullonim ata – herë në krah të djathtë, e herë në të majtë, kurse qeni i tyre, kishte shtrirë dy këmbët e para në hyrje të shpellës; që sikur t’i kishte parë ti, do të ikëshe nga ata dhe do të kaplonte frika.
E.Nahi 18:18
19
Ashtu (siç i kemi vënë në gjumë) Ne i kemi zgjuar ata, që të pyesin, njëri-tjetrin. Njëri nga ata tha: “Sa keni ndenjur (në gjumë)?” – U përgjegjën: “Kemi qëndruar një ditë, apo një pjesë të ditës”. (Disa nga ata) thanë: “Zoti juaj di më së miri, sa keni ndenjur. Dërgoni njërin prej jush me këtë monedhë të argjendtë tuajën, në qytet, e le të shikojë se kush prej tyre (në qytet) ka ushqim më të pastër. Le t’ju sjellë juve furnizim nga ajo, le të sillet mirë dhe askënd mos ta lajmërojë për ju.
E.Nahi 18:19
20
Me të vërtetë, ata, nëse ju zbulojnë, do t’ju gjuajnë (mbysin) me gurë, ose do t’ju kthejnë juve (me forcë) në fenë e tyre, dhe atëherë nuk do të shpëtoni kurrsesi!”
E.Nahi 18:20
21
Dhe, kështu, Ne i bëmë me dije (njerëzit) për ta, që të dinë se premtimi i Perëndisë është i vërtetë dhe, që s’ka dyshim, se do të arrijë Dita e Kijametit, kur ata bashkëqytetarët (bashkëvendësit), polemizonin në mes vete për rastin e tyre dhe thonin: “Ndërtoni në hyrje të saj (shpellës) një godinë! Zoti i tyre i di më së miri ata”. E thonë ata, mendimi i të cilëve mbizotëroi: “Na do të ndërtojmë një faltore rreth tyre!”
E.Nahi 18:21
22
Disa thonin: “Ishin tre vetë, e qeni i tyre ishte i katërti”. E, disa (të tjerë) thonin: “Ishin pesë vetë, e qeni i tyre ishte i gjashti”, duke supozuar për atë që është sekrete, derisa – të tjerë thonin: “Ishin shtatë vetë, e i teti i tyre ishte qeni”. Thuaj: “Zoti im di më së miri numrin e tyre”. Për ta, dinë, vetëm një numër i vogël dhe mos polemizo për ta – vetëm në mënyrë të përciptë dhe, për ta mos pyet askë prej tyre!”
E.Nahi 18:22
23
Dhe, kurrsesi, mos thuaj për çkadoqoftë, se: “Unë do ta bëj atë – me siguri, nesër!” – pa thënë (shtuar):
E.Nahi 18:23
24
“Në dashtë Perëndia!” Dhe, kur të harrosh – kujtoje Zotin tënd – e thuaj: “Shprsoj se Zoti im do të më udhëzojë në atë që është më e mirë dhe më e dobishme nga kjo”.
E.Nahi 18:24
25
E, ata, kanë qëndruar në shpellën e tyre – treqind vjet, duke shtuar nëntë (vjet).
E.Nahi 18:25
26
Thuaj: “Perëndia di më së miri sa kanë qëndruar. Vetëm për Te është fshehtësia e qiejve dhe e Tokës. Se sa mirë i sheh Ai ato dhe sa mirë i dëgjon ato! Ata (njerëzit), nuk kanë asnjë ndihmës, përpos Tij, e Ai nuk merr askë për ndihmës në vendimet e Tij”.
E.Nahi 18:26
27
Dhe lexo atë që të është shpallur ty nga Libri (Kur’ani) i Zotit tënd! Askush nuk mund të ndryshojë fjalët e Tij – dhe ti nuk do të gjesh kurrfarë strehimi, përpos tek Ai.
E.Nahi 18:27
28
Dhe, bënu i durueshëm, me ata, që i luten Zotit të vet, në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar kënaqësinë e Tij dhe mos i shmang sytë e tu nga ata (në të tjerë), duke dëshiruar stolitë e kësaj jete. Mos dëgjo atë – zemrën e të cilit ia kemi lënë të zbrazët nga të përmendurit Neve dhe që i ndjek qejfet (epshet) e veta, dhe punët e të cilit janë të shfrenuara,
E.Nahi 18:28
29
dhe, thuaj: “E vërteta është nga Zoti yt. Kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë (e për të, ka dënim)”. Na për zullumqarët kemi përgatitur zjarr i cili do t’i rrethojë ata nga të gjitha anët (si çadra). Nëse kërkojnë ndihmë (për shkak të etjes), do t’ju afrohet një ujë – si xeheja e shkrirë që ua përcëllon fytyrën. Pije e shëmtuar është (ajo), e sa strehim i keq është (zjarri)!
E.Nahi 18:29
30
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Na – me të vërtetë, nuk do t’ia humbim shpërblimin, atij që bënë vepra të mira –
E.Nahi 18:30