Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Nahl 1 / 128
1
Urdhëri i Perëndisë, do të arrijë, andaj mos e nxitoni ju atë! Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar nga ajo që i bëjnë shok Atij.
E.Nahi 16:1
2
Ai dërgon engjëjt me Shpallje, me dëshirën e Vet, kujt të dojë prej robërve të Tij: “Paralajmëroni se s’ka zot tjetër përveç Meje, dhe ruajuni ju prej kundërshtimit Tim!”
E.Nahi 16:2
3
Ai i krijoi qiejt dhe Tokën me mrekulli të madhe! Është i lartësuar (Perëndia) nga ajo që i bëjnë shok Atij!
E.Nahi 16:3
4
Ai e ka krijuar njeriun prej embrionit të farës, e ai (njeriu) përnjëherësh – kundërshtar i hapët!
E.Nahi 16:4
5
Dhe shtazët i krijoi Ai për ju; me to – ju ngroheni (nga prodhimet e tyre), e keni edhe dobi të tjera, dhe me to – më së shumti ushqeheni;
E.Nahi 16:5
6
dhe ju në to – keni hijeshi kur i ktheni nga kullosa dhe kur i qitni në kullosë,
E.Nahi 16:6
7
dhe ato na transportojnë barrët tuaja në një vendbanim deri te i cili ju do të arrinit me mundim të madh; me të vërtetë, Zoti juaj është i butë dhe i mëshirshëm –
E.Nahi 16:7
8
(Krijoi) edhe kuajt, mushkt dhe gomarët, për t’i shaluar ju, dhe për zbukurim, e krijon (Perëndia) edhe ato që nuk i dini ju.
E.Nahi 16:8
9
E Perëndia është që t’ju tregojë rrugën e drejtë, e ka prej tyre edhe të shtrembëra, e sikur të donte Perëndia do t’i udhëzonte të gjithë (në rrugë të drejtë).
E.Nahi 16:9
10
Ai lëshon ujët nga qielli, të cilin ju e pini, dhe me te rriten bimët, ku i kullotni (kafshët tuaja).
E.Nahi 16:10
11
Me atë (ujin) kultivohen të lashtat: ullinjt, palmet, rrushi dhe prej fruteve tjera të llojllojshme – kjo është, me të vërtetë, argument për njerëzit që kuptojnë.
E.Nahi 16:11
12
Ai ka bërë që ta shfrytëzoni ju natën dhe ditën dhe Diellin e Hënën. Edhe yjet i janë nënshtruar urdhërit të Tij. Me të vërtetë, në këto ka argumente për njerëzit që mendojnë.
E.Nahi 16:12
13
(Dhe ka nënshtruar) për ju atë që ka krijuar në Tokë, llojet e të cilave janë të ndryshme. Me të vërtetë, në këto ka argumente për njerëzit që këshillohen.
E.Nahi 16:13
14
Dhe Ai është që e ka bërë të mundshëm shfrytëzimin e detit, për të ngrënë ju nga ai mish të freskët dhe të nxirrni nga ai stoli që i vishni. – Ti sheh se si anijet e çajnë atë (detin) – për të kërkuar nga dhuratat e Tij (Perëndisë) dhe që të bëheni ju falenderues.
E.Nahi 16:14
15
Ai në Tokë ka krijuar male të palëvizshme, për të mos ju luhatuar ato juve, e ka krijuar edhe lumenj në rrugë për të arritur ku keni synuar,
E.Nahi 16:15
16
dhe (ka krijuar) tregues të rrugëve, si dhe orientimin e njerëzve me anë të yjeve.
E.Nahi 16:16
17
Prandaj, a është njësoj si ai që krijon – e si ai që nuk krijon?! A nuk po kuptoni?
E.Nahi 16:17
18
E, nëse ju doni t’i numëroni dhuntitë e Perëndisë, atëherë nuk do të mund t’i numëroni. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues,
E.Nahi 16:18
19
Perëndia di atë që ju e fshihni, dhe atë që e shfaqni haptazi.
E.Nahi 16:19
20
E, ata që adhurojnë, pos Perëndisë – nuk krijojnë asgjë; ata vetë janë të krijuar;
E.Nahi 16:20
21
ato (statujet) janë gjëra të vdekura, pa kurrfarë gjallërie. Ata nuk dinë kur do të ringjallen.
E.Nahi 16:21
22
Zoti juaj është vetëm një Perëndi. E, ata që nuk besojnë në jetën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese dhe ata janë mendjemëdhenj.
E.Nahi 16:22
23
S’ka dyshim, se, Perëndia di për atë që fshehin ata dhe për atë që shprehin haptazi. Me të vërtetë, Ai nuk i do mendjemëdhenjt.
E.Nahi 16:23
24
E, kur ju thuhet atyre: “Çka ka shpallë Zoti juaj?” Ata thonë: “Përrallat e popujve të lashtë!”
E.Nahi 16:24
25
(Këtë e thanë që) t’ju ngarkohen mëkatet e tyre të plota në Ditën e Kijametit, si dhe aq sa kanë bërë mëkate ata që u mashtruan dhe humbën rrugën nga këta – nga padijenia; sa ë shëmtuara janë ato (mëkatet) që i bartin ata!
E.Nahi 16:25
26
Me të vërtetë, kanë thurrur ngatërresa ata që kanë qenë para tyre, e Perëndia e rrënoi godinën e tyre deri në themel, dhe u rrëzua kulmi mbi ta e u erdhi dënimi andej – nga nuk e prisnin.
E.Nahi 16:26
27
Pasta (Perëndia) i poshtëron ata në Ditën e Kijametit dhe u thotë: “Ku janë shokët e Mi (të cilët i trillonit ju), për shkak të të cilëve tregonit armiqësi (ndaj besimtarëve)?” E, atyre që u është dhënë dijenia, thonë: “Me të vërtetë, sot, poshtërimi dhe dënimi është mbi mohuesit,
E.Nahi 16:27
28
të cilëve, engjëjt ua marrin shpirtin, duke i bërë vetes ata zullum, e do të shfaqin përulshmëri (duke thënë): “Na nuk kemi punuar asgjë të keqe!” – Po, Perëndia me të vërtetë, është dijtës i veprave që keni punuar,
E.Nahi 16:28
29
(Ju tuhet atyre): “hyni në portet e skëterrës, ku do të mbeteni përgjithmonë!” E, sa vendbanim i shëmtuar është ai për mendjemëdhenjt!
E.Nahi 16:29
30
E, atyre që i druajnë Perëndisë – u thuhet: “Çka u ka shpallur Zoti juaj?” – Ata do të thonë: “(Na ka zbritur) mirësi!” Ata që bëjnë vepra të mira në këtë botë, do të kenë mirësi, e në botën tjetër do të kenë edhe më të mira. E, sa e mrekullueshme do të jetë shtëpia e atyre që i druajnë Perëndisë:
E.Nahi 16:30