1
Elif, Lâm, Râ. Këto janë ajetet e Librit të qartë!
2
Na e zbritëm këtë Kur’an në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju.
3
Na ty (o Muhammed!) do t’i tregojmë ngjarjet më të bukura përmes shpalljes së këtij Kur’ani; e ti, me të vërtetë, këto nuk i ke ditur më parë:
4
kur Jusufi i tha babës së vet: “O baba im! Unë kam ëndërruar njëmbëdhjetë yje, edhe Diellin e Hënën! I pashë se si ato më bënin sexhde (më përuleshin)”.
5
(Baba i tij) tha: “O biri im! Mos u trego ëngrrën tënde vëllezërve tu, që mos të ta bëjnë ndonjë dredhi. Se, me të vërtetë, djalli është armik i hapët i njeriut.
6
Dhe qe kështu, Zoti yt të ka zgjedhur ty dhe të mëson në shpjegimin e ngjarjeve (ëndërrave, e të tjera) dhe e plotëson dhuntinë e Vet ndaj teje dhe familjes së Jakubit, ashtu siç e ka plotësuar më parë ndaj të parëve tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Me të vërtetë Zoti yt është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm”.
7
Me të vërtetë, për të gjithë ata që pyesin Jusufin dhe vëllezërit e tij ka shumë argumente.
8
(Kujtoje ti) kur (vëllezërit e tij) thanë: “Jusufi dhe vëllai i tij, janë më të dashur për babën tonë se na, e na jemi grup i tërë. Baba i ynë, me të vërtetë, është në humbje të qartë.
9
Mbyteni Jusufin ose dëbonie në ndonjë vend të largët; e baba i juaj do të kthehet kah ju, dhe pas kësaj do të bëheni njerëz të mirë, -
10
njëri prej tyre tha: “Mos e mbytni Jusufin, por hedhnie në fund të ndonjë pusi; do ta marrë ndonjë karavan; - nëse përnjëmend doni të bëni diçka me të”.
11
(Vëllezërit thanë): “O babai ynë! Përse për Jusufin nuk po ke besim në në, e na me të vërtetë, i dëshirojmë çdo të mirë atij.
12
Dërgoje nesër me ne që të hajë pemë dhe të luajë, e na me siguri do ta ruajmë”.
13
(Baba) tha: “Unë brengosem që ju ta merrni atë, e druaj se mos do ta hajë ujku, kur nuk do të jeni të kujdesshëm”.
14
(Vëllezërit) thanë: “Si do ta hajë ujku, kur ne jemi një grup i fortë! Na, atëherë, me të vërtetë, do të ishim të humbur”.
15
Pasi e morën atë (Jusufin) dhe vndosën që ta hedhin në fund të pusit, Na ia shpallëm atij: “Ti do t’i lajmërosh ata për këtë vepër, e ata nuk do ta vërejnë (që ti je Jusufi)”.
16
Dhe në mbrëmje erdhën (vëllezërit e Jusufit) te babai i tyre, duke qajtur.
17
Thanë: “O baba ynë, na shkuam të vrapojmë, e Jusufin e lamë te sendet tona, andaj e hëngri ujku. E, ti nuk na beson neve, edhe pse na flasim të vërtetën”.
18
Dhe sollën këmishën e tij të përgjakur, me gjak të rrejshëm. (Jakubi) tha: “Jo, por shpirtërat tuaj kanë zbukuruar diçka. (Durimi im) është durim i mrekullueshëm. Prej Perëndisë kërkoj ndihmë për atë që po e paraqitni ju”.
19
Dhe erdhi një karavan, e dërgoi ujëbartësin e vet dhe ai lëshoi kovën e tij dhe thirri: “O sa gëzim! Qe një djalë!” Dhe ata, e fshehën atë si plaçkë tregtie, e Perëndia di mirë atë që punojnë ata.
20
Dhe e shitën atë për pak para – për disa grosh; mezi pritën që ta shporrin qafet atë.
21
E, atëherë, kur e bleu ai personi nga Misiri, i tha gruas së vet: “Bënia të këndshëm strehimin e tij! Ndoshta do të na shërbejë ose do ta përvetësojmë si djalë!” Dhe ja kështu, Ne e vendosëm Jusufin në atë Tokë të bukur dhe ia mësuam komentimin e ëndërrave. E, Perëndia është ngadhnjyes i të gjitha gjërave, por shumica e njerëzve nuk e dijnë.
22
Dhe kur arriti ai moshën e pjekurisë, Na i dhamë atij aftësi të të gjykuarit (në shpjegimë) dhe dijeni; dhe kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.
23
Dhe ajo, (gruaja) në shtëpinë e së cilës gjendej ai, nisi ta nxisë atë në mëkat, i mbylli të gjitha dyert dh tha: “Jam e gatshme për ty!” E, ai tha: “Perëndia më ruajtë! Me të vërtetë, Ai – Zoti im më ka bërë të mirë strehimin; e me të vërtetë, zullumqarët nuk do të shpëtojnë kurrë”.
24
Dhe ajo e dashti atë; por edhe ai do ta dëshironte atë, sikur të mos e kishte parë dokumentin e Zotit të vet. Kështu ka qenë kjo, për ta ruajtur Na atë nga mëkati dhe vepra e shëmtuar, sepse ai, në të vërtetë, ka qenë nga robërit Tanë të sinqertë.
25
Që të dy vrapuan kah dera, e ajo ia shkeu këmishën e tij mbrapa. Dhe te dera e hasën burrin e saj. Ajo tha: “Çfarë dënimi meriton ai që don t’i bëjë të keqe gruas tënde, përpos burgosjes apo dënimit të dhembshëm?”
26
(Jusufi) tha: “Ajo tentoi të më përvetësojë”. E, një i afërt i saj, konstatoi: “Nëse këmisha e tij është shkyer përpara, atëherë ajo thotë të vërtetën, e ai të pavërtetën,
27
e, nëse këmisha e tij është shkyer prapa atëherë ajo gënjen, e ai thotë të vërtetën”.
28
Dhe kur ai (burri i saj) pa se këmisha e tij është shkyer përmbrapa, tha: “Kjo me të vërtetë, është një nga dredhitë tuaja (të femrave). – Me të vërtetë, dredhitë tuaja janë të mëdha!
29
Ti, o Jusuf, largohu nga kjo (ndodhi), e ti (grua ime) kërko falje për këtë mëkat! Se, me të vërtetë, je njëra prej mëkatarëve”.
30
Dhe disa gra nëpër qytet thonin: “Gruaja e Azizit (ministrit) dëshiron ta përvetësojë shërbëtorin e vet. Me të vërtetë, ajo e don shumë. Na e shohim se ajo ka bërë gabim të madh”.
Sonraki 30 ayet →