Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Hud 1 / 123
1
Elif Lâm Râ. Ky është Libri, ajetet e të cilit janë radhitur mrekullueshëm dhe janë shpjeguar nga ana e Gjithdijshmit dhe Plotëdijshmit.
E.Nahi 11:1
2
Adhuronie vetëm Perëndinë, unë jam për ju nga Ai, paralajmërues dhe sihariques, -
E.Nahi 11:2
3
dhe kërkoni falje nga Zoti juaj e kthehuni tek Ai. Ai do t’ju japë të shijoni kënaqësi të bukura deri në afatin e caktuar dhe do t’i japë çdo të miri shpërblimin e merituar. E, nëse shmangeni, unë i druaj dënimit (që do t’ju gjejë) në Ditën e Madhe.
E.Nahi 11:3
4
Te Perëndia do të ktheheni, e Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë!
E.Nahi 11:4
5
Ah! me të vërtetë, ata mbulojnë krahërorin e tyre, që të fshihen nga Ai. Ah! por edhe kur të mbulohen në petkat e tyre, Ai di se çka fshehin ata dhe çka shfaqin, - Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm se ç’ka në zemra (të çdokujt).
E.Nahi 11:5
6
S’ka asnjë gjallesë në Tokë, që Perëndia të mos ia ketë caktuar furnizimin dhe Ai di vendbanimin e tij dhe vendin e vdekjes. Të gjitha keto janë (të shënuara) në Librin e qartë.
E.Nahi 11:6
7
Ai është që ka krijuar qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë (periudha të caktura kohore), e Arshi (pushteti) i Tij është mbi ujin – për t’ju provuar kush është më i mirë në vepër. Nëse ti thua: “Ju do të ringjalleni pas vdekjes”, mohuesit, me siguri do të thonin: “Kjo nuk është asgjë tjetër, përpos magji e kulluar!”
E.Nahi 11:7
8
Nëse Ne ua shtyjmë dënimin atyre për një kohë të shkurtër, ata me siguri do të thoshin: “Kush po e pengon?” Ah! E, atë ditë që t’ju vie (dënimi), nuk do të zmbrapset nga ata dhe do t’i përfshijë ajo, që e përqeshnin ata.
E.Nahi 11:8
9
Kur Na i japim njeriut mirësinë Tonë, a pastaj ia zhveshim atë prej tij, ai atëherë bëhet shpresëhumbur dhe mohues.
E.Nahi 11:9
10
E kur pas fatkeqësisë që e ka goditur atë, Na t’i japim atij dhunti, ai me siguri do të thotë: “Mëkatet e mia janë larguar nga unë!” Me të vërtetë, ai është (njeri tepër) i gëzueshëm dhe mendjemadh,
E.Nahi 11:10
11
e vetëm për ata që durojnë dhe kanë punuar vepra të mira, për ta ka falje dhe shpërblim të madh.
E.Nahi 11:11
12
Mund të ndodh që ti të lësh (mos të tregosh në çdo vend) diçka nga ato që të janë shpallur ty dhe thonë: “Sikur atij t’iu kishte dërguar ndonjë thesar”, ose, “të kishte ardhur një engjëll me te?” Ti je vetëm paralajmërues, e Perëndia është mbikëqyrës për çdo gjë.
E.Nahi 11:12
13
Apo do të thonë ata: “E ka trilluar atë (Kur’anin) ai!” Thuaj (o Muhammed!): “Sillni dhjetë sure të ngjashme të trilluara dhe thirrni kë të mundeni, përpos Perëndisë, nëse thuani të vërtetën!”
E.Nahi 11:13
14
E, nëse nuk ju përgjigjën (ftesës) juve, dijeni se ai (Kur’ani) ka zbritur me dijen e Perëndisë dhe s’ka zot tjetër përveç Tij. Andaj, a jeni ju muslimanë? (meqë i patë këto argumente).
E.Nahi 11:14
15
Ata që e duan (vetëm) jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj, Na do t’ua plotësojmë krejtësisht punët e tyre në të (botë) dhe atyre në të (këtë botë) nuk do t’u mungohet asgjë.
E.Nahi 11:15
16
Këta janë ata, që në botën tjetër nuk do të kenë kurrgjë, përveç zjarrit. Do t’u shëmbet çdo gjë që kanë punuar në të (këtë botë) dhe do t’u humbet ajo që kanë punuar.
E.Nahi 11:16
17
A mos vallë, ata që duan vetëm jetën e kësaj bote, janë të barabartë me ata që mbështeten në dokumentet e qarta të Zotit të tyre; këtë e pason dëshmitari nga Perëndia (Kur’ani), dhe qysh para tij (Kur’anit) Libri i Musait, i cili ka qenë udhërrëfyes dhe mëshirë nga Perëndia? Këta (që mbështetën në këto dokumente) besojnë Kur’anin. E, cilido nga grupet që e mohojnë atë, vend i premtuar i tij është zjarri. Andaj, ti kurrsesi, mos dysho në të; se, ai padyshim, është e vërteta prej Zotit tënd, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
E.Nahi 11:17
18
Kush është zullumqarë më i madh se ai që trillon gënjeshtra për Perëndinë? Këta do të sillen para Zotit të tyre, e dëshmitarët do të thonë: “Këta janë ata që kanë gënjyer për Zotin e tyre. E, mallkimi i Perëndisë qoftë mbi zullumqarët,
E.Nahi 11:18
19
të cilët pengojnë (të tjerët) nga rruga e Perëndisë dhe përpiqen ta shtrembërojnë atë, e ata nuk besojnë (as) në botën tjetër”.
E.Nahi 11:19
20
Të tillët nuk do të mund t’i ikin Perëndisë (nga dënimi) në Tokë, e këta as që kanë ndonjë mbrojtës, përveç Perëndisë. Atyre do t’u shumëfishohet dënimi, meqë nuk dëshironin as të dëgjojnë, as të shihnin,
E.Nahi 11:20
21
këta janë ata që e kanë dëmtuar vetveten, dhe u zhdukën nga këta, - ato që i trillonin, -
E.Nahi 11:21
22
këta, me të vërtetë, do të jenë krejtësisht të humbur në botën tjetër.
E.Nahi 11:22
23
Me të vërtetë, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira dhe përulen te Zoti i tyre, këta janë banorë të xhennetit, në të cilin do të qëndojnë përherë.
E.Nahi 11:23
24
Shembulli i këtyre dy grupeve është si i verbëri dhe i shurdhëri (në njërën anë) dhe ai që sheh dhe dëgjon (në anën tjetër). A janë të njëjtë këta (kur të krahasohen)? A nuk po këshilloheni?!
E.Nahi 11:24
25
Dhe Na, me të vërtetë, ia dërguam Nuhun popullit të tij (e, u tha): “Unë jam për ju paralajmërues i hapët;
E.Nahi 11:25
26
Adhuronie vetëm Perëndinë. Unë për ju i druaj dënimit të (një) Ditës së dhëmbshme”.
E.Nahi 11:26
27
E, paria e popullit të tij, ata që nuk kanë besuar, thanë: “Na shohim se ti je vetëm njeri si na, dhe shohim që ty të shkojnë pas, vetëm ata më të ulëtit, nga ne – pa menduar fare dhe se nuk shohim se ju keni diçka më të mirë se ne. Jo, (por) na ju konsiderojmë për gënjeshtar”.
E.Nahi 11:27
28
Ai (Nuhu) tha: “O populli im, ç’mendoni ju, nëse unë i përmbahem dokumentit të qartë të Zotit tim, madje Ai më ka dhënë nga Vetja mëshirë – e ju jeni të verbër për të, a mund t’jua imponojmë juve atë, kur ju nuk e dëshironi?”
E.Nahi 11:28
29
O populli im! Unë për këtë nuk kërkoj nga ju kurrfarë pasurie. Mua më shpërblen vetëm Perëndia. E, unë nuk mund t’i dëboj ata që besojnë. Ata do të takohen me Zotin e tyre. Mirëpo, unë shoh se ju, me të vërtetë, jeni popull që nuk di.
E.Nahi 11:29
30
O populli im kush do të më mbroj mua nga Perëndia, nëse unë ata (besimtarët) i dëboj? A nuk doni të këshilloheni?”
E.Nahi 11:30