1
A di ti për atë që e përgënjeshtron Ditën e llogarisë (e shpërblimit)?
2
E ai është, i cili ashpër i dëbon bonjakët
3
dhe nuk nxitë që të ushqejnë të varfërit.
4
Mjerë për ata, të cilët kur falen,
5
janë të pakujdesshëm (të harrueshëm),
6
e veprojnë, vetëm sa për sy e faqe (para botës)
7
dhe pengojnë dhënien e ndihmës (në shërbimet e vogla midis njerëzve)!