1
Mjer për çdo përqeshës – shpifës,
2
që grumbullon pasuri dhe e ruan, (për ardhmërinë e ëndërruar)
3
dhe mendon që ajo pasuri e tij, do ta bëjë të pavdekshëm!
4
Jo, jo! Mashtrohet! Ai, me të vërtetë, do të hidhet (në) Hutameh (Skëterrë), i habitur;
5
E kush të tregon ty se ç’është el-Hutameh?
6
Ai është zjarri i ndezur i Zotit,
7
i cili do të depërtojë deri në zemër.
8
Ai (zjarri) do të jetë i mbyllur mbi ta (si saç),
9
në shtylla të gjata flakëruese.